Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 majin

24 maji do të jetë i ngrohtë, me diell me shi të shkurtër

Foto: Ani Petrova

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, në kryeqytet 12 gradë. Gjatë ditës do të jetë me diell. Nga perëndimi në lindje do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave me reshje lokale të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24° dhe 29°, ndërsa në Sofje 27°.

Në bregun e Detit të Zi do të mbahet mot me diell me vranësira të përkohshme, por pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 17 deri në 21°, ndërsa të ujit detar 16-18 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në male do të jetë me diell, por në shumë vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 17 °, në 2000 m deri në 9 °.

Të mërkurën temperaturat minimale do të rriten me 2-3 gradë.


Më shumë nga rubrika

Kostadin Koxhabashev

Bullgaria po përgatitet për anëtarësim në OECD

Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar punën për memorandumin fillestar në lidhje me përgatitjen e Bullgarisë për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Zëvendësministri dhe zëdhënësi i MPJ-së, Kostadin Koxhabashev,..

botuar më 22-08-18 3.13.MD

Gjendja e dy fëmijëve nga Serbia të lënduar në aksidentin në autostradën“Trakia” është stabile

Gjendja e dy fëmijëve serbë që mbetën të plagosur në aksidentin në autostradën “Trakia” dhe u trajtuan më pas në spitalin e urgjencës “Pirogov” në Sofje, tani është stabile dhe parashikimet për ta janë të mira, thuhet në njoftimin zyrtar të..

botuar më 22-08-18 12.53.MD

Interkonektori i gazit nga Greqia lidhet me rrjetin bullgar

Gazsjellësi Greqi-Bullgari është lidhur me sukses me rrjetin kombëtar dhe tranzit bullgar të transmetimit të gazit. Lidhja e infrastrukturës së dy operatorëve të pavarur të transmetimit për Bullgarinë - ICGB dhe "Bulgartransgaz" është kryer në datën..

botuar më 22-08-18 12.22.MD