Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i bëri Bullgarisë tre rekomandime

Foto: arkiv

Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.

Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.

Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.

Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.

Më shumë nga rubrika

16 veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

2318 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 1907 nga një ditë më parë. Mbi 2/3 e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 23.6 për qind e 9800 testeve të kryera janë pozitive, sipas..

botuar më 22-08-09 9.42.PD

Në Kiev mendojnë se Moska nuk do të guxojë të shpërthejë Centralin Bërthamor “Zaporozhie”

Ukraina dhe Rusia ranë dakord që anijet, avionët ose dronët ushtarakë nuk duhet të afrohen brenda 10 miljeve detare anijet që transportojnë grurë ukrainas. Përgjatë korridorit të sigurt të rënë dakord në Detin e Zi, “palët nuk do të kryejnë sulme..

botuar më 22-08-09 9.28.PD

Parashikimi i motit për 9 gushtin

E marta do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vendet veriperëndimore do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 31 deri në 36°, në Sofje rreth 31°. Përgjatë Detit të Zi moti do të jetë me..

botuar më 22-08-08 8.20.MD