Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i bëri Bullgarisë tre rekomandime

Foto: arkiv

Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.

Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.

Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.

Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.

Më shumë nga rubrika

Ministri Rosen Hristov

U kërkua shtyrje e afatit për nënshkrimin e kontratës për gazin amerikan

Qeveria e përkohshme ka kërkuar nga kompania amerikane Cheniere një shtyrje dy-javore të afatit për nënshkrimin e kontratës për furnizimin me gaz të lëngshëm, tha për bTV Ministri i Energjisë Rosen Hristov. Kabineti i mëparshëm i Kirill Petkovit..

botuar më 22-08-10 11.34.PD

Po mbyllin autostradën drejt Turqisë për shkak të zjarreve në rrethin e Haskovos

Gjendja e jashtëzakonshme po vazhdon të jetë në fuqi në Haskovo për shkak të zjarreve në komunat Harmanli dhe Ljubimec. Ato ende nuk janë lokalizuar për shkak të erës së fortë. Autostrada "Marica" do të mbyllet për të shmangur aksidentet në..

botuar më 22-08-10 10.19.PD

9 veta kanë vdekur me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, treguesit e pandemisë janë në rënie

1636 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve ka rënë me 682 në krahasim me një ditë më parë. Mbi 68.4% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 21.5% e 7596 testeve të kryera kanë qenë pozitive, tregon..

botuar më 22-08-10 9.27.PD