Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.
Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.
Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.
Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.Fondet që shteti duhet t’u paguajë në kuadër të Programit për strehim dhe ushqim për refugjatët ukrainas janë të planifikuara dhe do të paguhen në afate të shkurtra. Këtë e tha në Burgas ministri i turizmit nga qeveria e përkohshme, Ilin Dimitrov...
“Bulgargaz” parashikon një çmim të gazit natyror për tetorin 2022 prej 269,29 levash për megavat orë /137,69 euro për MWh/ pa taksa dhe tarifa. Çmimi u formua me pritshmërinë që interkonektori i gazit Greqi-Bullgari të vihet në funksionim tregtar..
Për shkak të një projekti problematik në Ministrinë e Punëve të Brendshme me një prokurim publik të shpallur, për të cilin nuk është gjetur kandidat kontraktor, mund të vonohet pagesa e parë në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë,..
Të enjten në Bullgarinë Veriore reshjet e natës do të ndalen dhe vranësirat do të çahen. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore pas mesditës do të..
I gjithë shteti është aktualisht i mobilizuar për të përfunduar lidhjen e gazit me Greqinë. Këtë e njoftoi Zëvendëskryeministri dhe Ministër i..
Eurodeputeti bullgar Radan Kënev pyeti Komisionin Evropian nëse po monitoron përfundimin e projektit për interkonektorin greko-bullgar të gazit dhe nëse..