Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian i bëri Bullgarisë tre rekomandime

Foto: arkiv

Komisioni Evropian prezantoi sot rekomandimet e tij në fushën e ekonomisë për vendet e BE-së. Për Bullgarinë ato janë në tre drejtime, transmeton BTA.

Në vend të parë Bullgaria të vazhdojë të ofrojë mbështetje të përkohshme dhe të synuar për familjet dhe bizneset për shkak të çmimeve të larta të energjisë, si dhe për refugjatët nga Ukraina. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohen fonde buxhetore për të ashtuquajturin tranzicion “të gjelbër” dhe digjitalizimin, si dhe për sigurinë energjetike. Rekomandohet që politika fiskale të synojë arritjen e pozicioneve të shëndosha fiskale afatmesme.

Rekomandimi i dytë është që Bullgaria të vazhdojë me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe të vlerësojë kostot e politikës së kohezionit deri në vitin 2027 për të nisur negociatat me Komisionin.

Rekomandimi i tretë është zvogëlimi i varësisë së përgjithshme nga lëndët djegëse fosile dhe importet e tyre duke përshpejtuar zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe duke rritur efiçencën e energjisë në prodhim dhe ndërtesa, si dhe duke gjetur zgjidhje të reja afatgjata për ngrohjen qendrore. Komisioni rekomandon gjithashtu rritjen e lidhjeve me rrjetet e gazit të vendeve fqinje.

Më shumë nga rubrika

Dr. Valentin Dimitrov

Gjendja e dy fëmijëve nga autobusi serb i rrëzuar është ende e rëndë

Jeta e dy fëmijëve 11 dhe 12 vjeç, të cilët u plagosën të dielën në aksidentin në autostradën “Trakia”, është jashtë rrezikut, por ata mbeten në terapi intensive. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri për ndërhyrje urgjente në rast nevoje. Për..

botuar më 22-08-16 11.30.PD

Numri i personave të shtruar në spital me Covid-19 është në rritje

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 1864. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 21,07% e 8845 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1014 të shtruar, nga të cilët 60 janë në reparte të terapisë intensive...

botuar më 22-08-16 10.04.PD
centrali bërthamor

Siguria e centralit atomik “Zaporozhie” mbetet e diskutueshme

Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë,..

botuar më 22-08-16 9.56.PD