Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Argjentina po rritin bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor

Jorge Milton Kapitanich
Foto: arkiv

Jorge Milton Capitanich, guvernator i provincës argjentinase të Chacos, mbërriti në Sofje për një vizitë pune. Qëllimi i vizitës së tij është të mbështesë zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Argjentinës në fushën e ekonomisë, kulturës dhe shkencës. Z. Kapitanich diskutoi me Petër Krajçev, drejtorin në detyrë të Drejtorisë së Përgjithshme “Marrëdhëniet dypalëshe” dhe drejtor të drejtorisë “Amerikë” në MPJ për mundësitë për furnizime të ardhshme ushqimore dhe rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve tona.

Argjentina po rrit aktualisht prodhimin e karburantit dhe gazit për tregun e saj, por edhe për të kundërshtuar mungesat globale në të ardhmen, tha Kapitanich. Ai u takua gjithashtu me investitorë bullgarë të cilët synojnë të zhvillojnë një biznes me luledielli dhe misër në provincën e Chacos, si dhe projekte në fushën e përdorimit të energjisë diellore. Vizita e guvernatorit argjentinas do të mbyllet me një takim me Nënpresidenten e Bullgarisë Ilijana Jotova, me të cilën do të diskutohet për çështje aktuale lidhur me diasporën e shumtë bullgare në provincën e Chacos.

Më shumë për vizitën e Jorge Milton Kapitanich në Bullgari mund të mësoni në botimin e Radio Bullgarisë më 25 maj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 shtatorin 2022

Gjatë 24 orëve të ardhshme vranësira në vend do të jetë e ndryshueshme, me reshje shiu në vende të izoluara në zonat malore. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. Moti mbetet i ngrohtë deri në fund të shtatorit, me..

botuar më 22-09-28 8.25.MD

Bullgaria dhe 14 vende të tjera i kërkuan KE-së për t’i vendosur një tavan çmimit të gazit natyror

Bullgaria dhe 14 vende të tjera të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të paraqesë masa për të vendosur një tavan mbi çmimin e gazit natyror që BE importon, jo vetëm atë nga Rusia, raportoi BNT. Të 15 vendet duan që masat të prezantohen dhe..

botuar më 22-09-28 7.38.MD

Aksident me një avion ushtarak pranë Bezmerit, piloti është katapultuar

Prokuroria Ushtarake në Sliven ka marrë përsipër hetimin e një aksidenti me avion pasditen e sotme në bazën e Forcave Ajrore Bezmer. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor. Për arsye ende të panjohura, piloti ka humbur kontrollin e..

botuar më 22-09-28 6.41.MD