Jorge Milton Capitanich, guvernator i provincës argjentinase të Chacos, mbërriti në Sofje për një vizitë pune. Qëllimi i vizitës së tij është të mbështesë zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Argjentinës në fushën e ekonomisë, kulturës dhe shkencës. Z. Kapitanich diskutoi me Petër Krajçev, drejtorin në detyrë të Drejtorisë së Përgjithshme “Marrëdhëniet dypalëshe” dhe drejtor të drejtorisë “Amerikë” në MPJ për mundësitë për furnizime të ardhshme ushqimore dhe rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve tona.
Argjentina po rrit aktualisht prodhimin e karburantit dhe gazit për tregun e saj, por edhe për të kundërshtuar mungesat globale në të ardhmen, tha Kapitanich. Ai u takua gjithashtu me investitorë bullgarë të cilët synojnë të zhvillojnë një biznes me luledielli dhe misër në provincën e Chacos, si dhe projekte në fushën e përdorimit të energjisë diellore. Vizita e guvernatorit argjentinas do të mbyllet me një takim me Nënpresidenten e Bullgarisë Ilijana Jotova, me të cilën do të diskutohet për çështje aktuale lidhur me diasporën e shumtë bullgare në provincën e Chacos.
Më shumë për vizitën e Jorge Milton Kapitanich në Bullgari mund të mësoni në botimin e Radio Bullgarisë më 25 maj.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gazsjellësi Greqi-Bullgari është lidhur me sukses me rrjetin kombëtar dhe tranzit bullgar të transmetimit të gazit. Lidhja e infrastrukturës së dy..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Nesër do të mbajë mot me diell në vend. Pas mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të ketë..
Një rekord të ri në numrin e qendrave të votimit jashtë vendit parashikoi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Ministri i Jashtëm nga qeveria e..