Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Argjentina po rritin bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor

Jorge Milton Kapitanich
Foto: arkiv

Jorge Milton Capitanich, guvernator i provincës argjentinase të Chacos, mbërriti në Sofje për një vizitë pune. Qëllimi i vizitës së tij është të mbështesë zhvillimin e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Argjentinës në fushën e ekonomisë, kulturës dhe shkencës. Z. Kapitanich diskutoi me Petër Krajçev, drejtorin në detyrë të Drejtorisë së Përgjithshme “Marrëdhëniet dypalëshe” dhe drejtor të drejtorisë “Amerikë” në MPJ për mundësitë për furnizime të ardhshme ushqimore dhe rritjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve tona.

Argjentina po rrit aktualisht prodhimin e karburantit dhe gazit për tregun e saj, por edhe për të kundërshtuar mungesat globale në të ardhmen, tha Kapitanich. Ai u takua gjithashtu me investitorë bullgarë të cilët synojnë të zhvillojnë një biznes me luledielli dhe misër në provincën e Chacos, si dhe projekte në fushën e përdorimit të energjisë diellore. Vizita e guvernatorit argjentinas do të mbyllet me një takim me Nënpresidenten e Bullgarisë Ilijana Jotova, me të cilën do të diskutohet për çështje aktuale lidhur me diasporën e shumtë bullgare në provincën e Chacos.

Më shumë për vizitën e Jorge Milton Kapitanich në Bullgari mund të mësoni në botimin e Radio Bullgarisë më 25 maj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Numri i personave të shtruar në spital me Covid-19 është në rritje

Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 1864. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 21,07% e 8845 testimeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1014 të shtruar, nga të cilët 60 janë në reparte të terapisë intensive...

botuar më 22-08-16 10.04.PD
centrali bërthamor

Siguria e centralit atomik “Zaporozhie” mbetet e diskutueshme

Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë,..

botuar më 22-08-16 9.56.PD

Një Festival Ndërkombëtar i Cirkut Bashkëkohor fillon në Carevo

Nga 16 e deri më 21 gusht, edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Cirkut Bashkëkohor dhe Social Mini Art Fest mbahet për herë të parë jashtë Sofjes - në qytetin bregdetar bullgar të Detit të Zi, Carevo. Programi përfshin artistë nga..

botuar më 22-08-16 6.35.PD