Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon sqarime nga Komisioni Evropian për importet e gazit rus në BE

Asen Vasilev
Foto: BGNES

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev i bëri thirrje Komisionit Evropian që të sqarojë nëse vende të ndryshme të BE-së trajtohen ndryshe nga Gazprom dhe nëse ka shkelje të sanksioneve nga kompanitë në disa vende anëtare. Kjo erdhi pas raportimeve se Greqia ka paguar për furnizimet me gaz rus për muajin prill në euro. Vasilev ka shprehur rezerva edhe për financimin e propozuar nga Komisioni Evropian për vendet anëtare që pësojnë humbje nga sanksionet ndaj Rusisë.

Ndërkaq, ushtria ruse tha se do të sigurojë një korridor më 25 maj për të tërhequr në mënyrë të sigurt rreth 70 anije nga 16 vende nga rajoni i Azov në Detin e Zi.

Separatistët pro-rusë kanë pushtuar qytetin e Svetlodarsk dhe dy vendbanime të tjera në rajonin e Doneckut, konfirmoi guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko. Duke pasur epërsi të fortë në pajisjet ushtarake dhe njerëzit, forcat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Severnodoneckut, duke përgatitur atje një Mariupol të dytë, bëri të ditur këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritje rekord e kredive hipotekare në Bullgari

Një rritje prej 24% është shënuar në numrin e kredive hipotekare në vendin tonë për tremujorin e parë të vitit, tha konsulenti i kredive Tihomir Toshev në një intervistë për BNR. Sipas tij, kjo është një rritje rekord pas 5 tremujorësh radhazi të rënies..

botuar më 24-04-23 9.53.PD

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD