Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëzuan Çmimet Askeer për arritje në fushën e teatrit

Foto: Svetosllava Kuzmanova

Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".

Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.

Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.

Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë.

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Kujtesa" tregon relikte të refugjatëve armenë në Bullgari

Në fillim të shekullit të 20-të, disa valë refugjatësh armenë mbërritën në Bullgari, duke ikur nga masakrat dhe represionet e tmerrshme në Perandorinë Osmane dhe gjenocidi pas Luftës Greko-Turke (1919-1922). Ata mbajnë me vete vlerat më intime:..

botuar më 22-10-07 7.15.PD

Skulptorë dhe piktorë të shquar bashkohen në një ekspozitë kundër dhunës “Áhimsá”

“ Mos shfrytëzimi i dhunës është forca më e fuqishme në dispozicion të njerëzimit .” Këto fjalë i përkasin Mahatma Gandit, djalit të madh të Indisë, i cili i kujtoi botës parimin áhimsá (jo dhunës) si rrugë drejt pavarësisë në të gjitha format e..

botuar më 22-10-05 7.15.PD

Një ekspeditë ndërkombëtare lundron përgjatë vijës kufitare të Danubit

Anija Danuvina Alacris – “Danubi i Gjallë”, një kopje e një anije romake, tashmë kaloi me sukses distancën midis qyteteve bullgare buzë Danubit Vidini dhe Llom. Anija u ndërtua për 2 vjet në Gjermani duke përdorur teknologjinë e lashtë të shekullit..

botuar më 22-10-04 12.14.MD