Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".
Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.
Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.
Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë.Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e..
11 stacione të transportit publik në Sofje morën një pamje të re. Ato janë pjesë e nismës "Arti për Diplomacinë" (“Art4Diplomacy”) të Petja Ilievës, e cila i shndërroi konstruksionet e tyre në një hapësirë ekspozite me imazhe arkitekturore të..
“Gala Strauss” me Orkestrën e Schönbrunn të Vjenës do t'u ofrojë bullgarëve dhe mysafirëve të vendit tonë një rrugëtim muzikor nëpër kohërat e dinastisë Strauss dhe trashëgiminë e saj. Orkestra po përgatitet për një turne në Bullgari, i cili do të..
Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re..
Respekti i botës ortodokse për ikonat e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve është veçanërisht i fortë. Ato janë lidhja në komunikimin me Zotin, prandaj..