Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".
Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.
Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.
Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë.Pikërisht një vit më parë ju folëm për projektin fotografik “In Transit” të bullgarit Deljan Vëllçev. Ekspozita përfshin 30 imazhe të realizuara në metronë e Nju Jorkut nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë Covid-19, të cilat u shfaqën për..
Ndërsa artistët në Bullgari janë ende duke u përpjekur të marrin frymë dhe të rikuperohen nga pauza Covid e talentit të tyre, në nivel ndërkombëtar drita në tunel është gjithnjë e më e dukshme. Pasi vitin e kaluar festivali për kërcim bashkëkohor..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) tanimë është partnere e Institutit Shtetëror Kulturor pranë ministrit të punëve të jashtme në popullarizimin e kulturës bullgare nëpër botë. Kjo u bë e mundur me nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike me..
Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re..
Respekti i botës ortodokse për ikonat e Nënës së Zotit dhe shenjtorëve është veçanërisht i fortë. Ato janë lidhja në komunikimin me Zotin, prandaj..