Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëzuan Çmimet Askeer për arritje në fushën e teatrit

Foto: Svetosllava Kuzmanova

Në Teatrin e Ushtrisë Bullgare u dhanë për herë të 31-të Çmimet e Askeer për arritje në lëmin e teatrit. Ceremonia kushtuar 300 vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar bullgar Paisij Hilendarski u mbajt nën moton "Mësimi në gjuhën bullgare".

Çmimin e madh për kontributin e përgjithshëm e mori aktorja Cvetana Maneva. Meglena Karallambova mori statujën e nderit.

Maria Kavarxhikova u shpërblye për rolin kryesor femëror për interpretimin e Pilarit në "Një shfaqje spanjolle" në Teatrin e Vogël të Qytetit "Pas kanalit". Për të njëjtën pjesë, çmimin për "rolin kryesor mashkullor" e mori Malin Krëstev. Statujën për regji e mori Diana Dobreva për pjesën “Mëndafshi” në Teatrin e Plovdivit.

Pjesa “Bishti” e Zahari Karabashlievit në Teatrin Pleven me regjisor Javor Gërdev u zgjodh si shfaqja më e mirë.

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare do të përshpejtojë digjitalizimin e arkivit të saj me fonde evropiane

Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ i paraqiti Këshillit për Median Elektronike një projekt për digjitalizimin e të dhënave arkivore të saj. Për 4 vjet, me 3,4 milionë euro nga Plani i Bashkimit Evropian për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë për..

botuar më 22-07-08 11.31.PD
Kudaro nga filmi

Në Karlovi Vari u prezantua filmi bullgar “Një spital në provincë”

Filmi dokumentar "Një spital në provincë", me regji të Ilijan Metev, u përfshi në programin kryesor të Festivalit të 56-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi Vari. Ai u prezantua nga i gjithë ekipi krijues, njofton Instituti Bullgar i Kulturës në..

botuar më 22-07-07 3.03.MD

Bullgaria do të jetë një qendër ballkanike për ruajtjen e antikiteteve arkitekturore

Bullgaria do të jetë një qendër rajonale për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Evropën Juglindore, njoftoi Instituti Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore të Paluajtshme. Në shtator pritet krijimi i një grupi pune, i cili do të nisë integrimin në..

botuar më 22-07-06 1.39.MD