Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubo Kirov me një koncert mbresëlënës në Londër

Foto: Ivan Ermenkov

Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.

Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.

Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.

“Më puth”:

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivan Ermenkov

Më shumë nga rubrika

Trendafillka

Këngë dhe ritme bullgare nga New Orleans

New Orleans është i njohur për komunitetin e tij shumëngjyrësh kulturor, kuzhinën e tij tradicionale dhe mbi të gjitha, trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme muzikore. Në kryeqytetin botëror të xhazit, pothuajse të gjithë luajnë në një instrument,..

botuar më 22-09-24 12.45.MD

Takimi vjetor i Rrjetit Evropian të Xhazit mbahet në Sofje

Festivalet më të mëdha të xhazit në Evropë e zgjodhën Sofjen për të mbajtur takimin e tyre. Konferenca Evropiane e Xhazit mbahet në Sofje nga 22 deri më 25 shtator. Kjo është veprimtaria e parë e këtij lloji në Evropën Juglindore. Aksenti i..

botuar më 22-09-24 9.25.PD
Снимка: Facebook/arrowmusicofficial2020

New York – ëndrra e Trios Arrow

Arrow është një trio e përbërë nga muzikantë shumë të rinj, të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov”. Valeria Vasilenko - vokaliste në grup, është një pianiste, vajza e mësuesve dhe ekzekutuesve të famshëm, e cila megjithatë..

botuar më 22-09-20 1.15.MD