Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubo Kirov me një koncert mbresëlënës në Londër

Foto: Ivan Ermenkov

Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.

Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.

Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.

“Më puth”:

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivan Ermenkov

Më shumë nga rubrika

“Vallëzo” me këngëtarët Grafa dhe Bellosllava

Në kulmin e verës Bellosllava dhe Grafa prezantuan duetin e tyre më të ri. Të dy këngëtarët e bënë këtë në koncertin e Grafa në Varna në mesin e korrikut. Pas suksesit të të dy këngëve të tyre në duet “Ëndërr” dhe “Po”, “Vallëzo” është..

botuar më 22-08-04 9.44.PD

Georgi Germanov: Kënga popullore është jeta ime – përderisa kam mundësi do të këndoj

Arti i këngëtarit dhe instrumentist origjinal bullgar Georgi Germanov është i njohur mirë, ndërsa këndimi i tij rrëmben zemrat e dëgjuesve me emocionin dhe ngrohtësinë. Ai lindi në qytetin bregdetar Obzor, rajonin e Burgasit, në një familje..

botuar më 22-08-03 7.15.PD
Mirosllava Kacarova

Plovdiv Jazz Fest do të zhvillohet për herë të parë gjatë verës

Nga data 3 deri më 5 gusht do të mbahet edicioni i parë veror i Plovdiv Jazz Fest. Disa nga pjesëmarrësit në program janë Mirosllava Kacarova, Bellosllava dhe braziliania Rosalia de Souza. Koncertet do të jenë në kinemanë verore “Orfeu” nga ora..

botuar më 22-08-03 6.05.PD