Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Turizmit: Refugjatët nga Ukraina duhet të fillojnë punë

Ministri Prodanov
Foto: BGNES

Numri i autobusëve që dalin nga vendi ynë përmes pikës kufitare Durankullak me shtetas ukrainas në 24 orët e fundit është tre herë më shumë se numri i hyrjeve. Ky trend është vërejtur për rreth një javë. Siç njoftoi qeveria, që nga fillimi i qershorit shteti ka ulur mjetet për të mbështetur një refugjat ukrainas në një hotel nga 40 leva /20 euro/ në 15 leva /7 euro/ në ditë.

"Refugjatët ukrainas duhet të integrohen së shpejti në tregun e punës në Bullgari dhe të fillojnë të jetojnë si të gjithë bullgarët e tjerë," tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov. “Shteti i ka trajtuar këta njerëz me respektin e nevojshëm, me përgjegjësinë e nevojshme”, tha ai, duke theksuar se vendi ynë nuk e ka braktisur idenë që më 1 qershor qytetarët ukrainas të ikur nga lufta në vendin tonë të akomodohen në baza shtetërore.