Numri i autobusëve që dalin nga vendi ynë përmes pikës kufitare Durankullak me shtetas ukrainas në 24 orët e fundit është tre herë më shumë se numri i hyrjeve. Ky trend është vërejtur për rreth një javë. Siç njoftoi qeveria, që nga fillimi i qershorit shteti ka ulur mjetet për të mbështetur një refugjat ukrainas në një hotel nga 40 leva /20 euro/ në 15 leva /7 euro/ në ditë.
"Refugjatët ukrainas duhet të integrohen së shpejti në tregun e punës në Bullgari dhe të fillojnë të jetojnë si të gjithë bullgarët e tjerë," tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov. “Shteti i ka trajtuar këta njerëz me respektin e nevojshëm, me përgjegjësinë e nevojshme”, tha ai, duke theksuar se vendi ynë nuk e ka braktisur idenë që më 1 qershor qytetarët ukrainas të ikur nga lufta në vendin tonë të akomodohen në baza shtetërore.Qeveria miratoi dekretin për organizimin dhe koordinimin e negociatave të Bullgarisë për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik - OECD. Anëtarësimi në OECD është përpjekja më serioze integruese e vendit pas anëtarësimit..
Qeveria duhet të negociojë me Gazprom për të minimizuar sanksionet në rast të një procedure arbitrazhi të mundshëm kundër Bullgarisë. Kështu mendon eksperti energjetik dhe kryetar i Forumit Bullgar të Energjisë dhe Minierave, Ivan Hinovski. Në një..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare, shkalla dyjavore e incidencës së Covid është në rënie. E gjithë harta е treguesve të pandemisë është kthyer në zonën e gjelbër. Incidenca dy-javore ra nën 300 pacientë..
Të enjten në Bullgarinë Veriore reshjet e natës do të ndalen dhe vranësirat do të çahen. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore pas mesditës do të..
Eurodeputeti bullgar Radan Kënev pyeti Komisionin Evropian nëse po monitoron përfundimin e projektit për interkonektorin greko-bullgar të gazit dhe nëse..
6 parti hyjnë në parlamentin e ri nëse zgjedhjet do të mbaheshin në gusht, sipas një sondazhi të Market Links të porositur nga bTV. GERB-SDS..