Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më pak se 80 000 të sëmurë aktivë me Covid-19

Foto: Pixabay

Në 24 orët e fundit janë shënuar 236 raste të reja me Covid në vend, ose 170 më pak se një ditë më parë. 64% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.3% e 5478 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 1142 në 79 121. Në spitale u shtruan 35 pacientë të infektuar. 24 nga të sapo shtruarit, ose 68.57%, nuk ​​ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 456 në 439. Në repartet e terapisë intensive ka 38 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 6 pacientë me Covid të konfirmuar. 5 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1372 u shëruan. Të enjten janë dhënë 728 vaksina.

2 059 059 persona kanë përfunduar imunizimin.