Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më pak se 80 000 të sëmurë aktivë me Covid-19

Foto: Pixabay

Në 24 orët e fundit janë shënuar 236 raste të reja me Covid në vend, ose 170 më pak se një ditë më parë. 64% e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.3% e 5478 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive u ul me 1142 në 79 121. Në spitale u shtruan 35 pacientë të infektuar. 24 nga të sapo shtruarit, ose 68.57%, nuk ​​ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 456 në 439. Në repartet e terapisë intensive ka 38 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 6 pacientë me Covid të konfirmuar. 5 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 1372 u shëruan. Të enjten janë dhënë 728 vaksina.

2 059 059 persona kanë përfunduar imunizimin.

Më shumë nga rubrika

Mbi 19% prej mostrave të Covid-19 janë pozitive

Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1189. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 19,48% e 6103 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1024 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në reparte të..

botuar më 22-08-18 10.04.PD

Inteligjenca ushtarake ukrainase pret një përshkallëzim të konfliktit me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të..

botuar më 22-08-18 9.46.PD

Parashikimi i motit për 18 gushtin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor. Ditën e enjte, 18 gusht , do të mbajë mot me diell, pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore me vranësira. Vende, kryesisht në zonat verilindore do..

botuar më 22-08-17 6.35.MD