Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pabarazia sociale në Bullgari po rritet

Foto: pixabay

70 000 bullgarë, ose 1% e popullsisë në vitin 2020, kanë zotëruar 18,3% të të ardhurave kombëtare, ose mbi 11,25 miliardë euro. Në vitin 2005, i njëjti 1% ka zotëruar 11.2% të PBB-së, ose 2.4 miliardë euro. 15 vjet më vonë më të pasurit janë bërë 5 herë më të pasur. Në vitin 2005, më të pasurit kanë qenë 10% dhe kanë zotëruar 34.6% të të ardhurave kombëtare. Në vitin 2020, ata tashmë mbajnë 43.6%.

Në vitin 2005, 50% e bullgarëve më të varfër kanë pasur 19.6% të PBB-së. 15 vjet më vonë, të njëjtat 50% të më të varfërve kanë vetëm 16.4% të produktit kombëtar.

Një përqendrim i tillë i burimeve në gjithnjë e më pak njerëz dëmton rritjen ekonomike dhe minon konkurrencën, tha për gazetën 24 Çasa, Ljubosllav Kostov, drejtor i Institutit për Kërkimet Sociale dhe Sindikaliste.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD