Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Kodi i verdhë dhe portokalli për reshje të rrezikshme në 11 rrethe të vendit

Foto: BGNES

Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore, ndërsa pasdite në pjesën qendrore të vendit, do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu dhe bubullima. Do të ketë edhe breshër. Do të vazhdojë të jetë e ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 28 dhe 33 gradë, në Sofje deri në 27 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Temperatura e ajrit do të jetë nga veriu në jug 21-26 gradë, ajo e ujit të detit 13-19 gradë, lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Para mesditës do të mbajë mot me vranësira në male. Pasdite do të ketë reshje dhe bubullima në masivët e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 21°, në 2000 m deri në 13°.

Të dielën temperaturat do të pësojnë rënie dhe reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin.