Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë tre ditë zjarrfikësit janë duke shuar zjarre në pjesët e larta të Parkut Natyror të Rillës

| rinovuar më 22-05-27 7.04.MD
Foto: BGNES

Pajisjet janë duke depërtuar nëpër borë pranë shtëpisë malore "Maqedonia" për t'i arritur zjarret në pjesët e larta në malin Rilla. Zjarri përfshiu 37 hektarë në një lartësi prej 1800 metrash mbi nivelin e detit.

80 zjarrfikës dhe punonjës pyjorë po luftojnë për të tretën ditë me fatkeqësinë. Kushtet në zonë janë jashtëzakonisht të vështira, ndaj nuk lejohet pjesëmarrja e vullnetarëve.  Në shuarje u përfshi edhe një helikopter.

Nuk ka rrezik për Manastirin e Rillës, pasi zjarri është në një distancë të madhe nga vendi i shenjtë, njoftuan autoritetet në Kjustendill.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria kërkon aeroplanë luftarakë të përdorur për blerje ose qira

Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar Suedisë, Francës, Izraelit, Holandës dhe Shteteve të Bashkuara oferta për të marrë me qira ose për të blerë avionë. Tashmë janë zhvilluar takime me delegacione nga Suedia dhe Franca dhe priten oferta. Nga..

botuar më 22-10-07 10.28.PD

Udhëheqësit e BE-së diskutojnë luftën në Ukrainë

Lufta e Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe situata ekonomike diskutohen në Pragë nga liderët e 27 vendeve të BE-së. Këshilli joformal i Komunitetit po mbahet pas takimit të parë të së enjtes të Komunitetit Politik Evropian, i cili mblodhi një..

botuar më 22-10-07 10.01.PD

Treguesit e pandemisë janë në rritje, 4 persona me Covid kanë vdekur

685 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Numri i rasteve është ulur me 36 krahasuar me një ditë më parë. 59.1% e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 12,7% e 5,383 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 12,9%..

botuar më 22-10-07 8.54.PD