Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tashmë tre ditë zjarrfikësit janë duke shuar zjarre në pjesët e larta të Parkut Natyror të Rillës

| rinovuar më 22-05-27 7.04.MD
Foto: BGNES

Pajisjet janë duke depërtuar nëpër borë pranë shtëpisë malore "Maqedonia" për t'i arritur zjarret në pjesët e larta në malin Rilla. Zjarri përfshiu 37 hektarë në një lartësi prej 1800 metrash mbi nivelin e detit.

80 zjarrfikës dhe punonjës pyjorë po luftojnë për të tretën ditë me fatkeqësinë. Kushtet në zonë janë jashtëzakonisht të vështira, ndaj nuk lejohet pjesëmarrja e vullnetarëve.  Në shuarje u përfshi edhe një helikopter.

Nuk ka rrezik për Manastirin e Rillës, pasi zjarri është në një distancë të madhe nga vendi i shenjtë, njoftuan autoritetet në Kjustendill.

Më shumë nga rubrika

Një organizatë joqeveritare kërkoi garanci se nuk do të negocijohet me “Gazprom”

Shoqata civile BOEC dorëzoi Ministrisë së Energjetikës një kërkesë që Ministri në detyrë i Energjetikës Rosen Hristov të garantojë se nuk do të negociojë me “Gazprom” për furnizim me gaz. Sipas Georgi Georgiev nga shoqata, nuk ka garanci se edhe..

botuar më 22-08-12 7.36.MD

Nuk është ende e qartë në se do të negocijojmë me “Gazprom”

Rinovimi i mundshëm i negociatave me “Gazprom”-in do të varet nga vlerësimet që janë duke u përgatitur për momentin, njoftoi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Energjetikës Rosen Hristov. “Nëse do të blejmë gaz nga “Gazprom” do të varet nëse të gjitha..

botuar më 22-08-12 6.47.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me vranësira. Deri në mesditë mbi Bullgarinë Perëndimore, në orët e pasdites dhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu, vende-vende intensive. Temperaturat maksimale do të jenë prej 24 deri në 29°, në Sofje rreth..

botuar më 22-08-12 5.50.MD