Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është një lajm i rremë se Bullgaria i ka dërguar Ukrainës avionë Su-25

Foto: BGNES-arkiv

Bullgaria nuk i ka ofruar Ukrainës avionë sulmues Su-25 ose pjesë për to, bëri të ditur qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, me rastin e informacionit të përhapur nga botime të huaja se Sofja ka dërguar 14 avionë të demontuar në Kiev. Ministria i përshkroi spekulimet si pjesë e luftës hibride në Ukrainë.

Kompania-operatore e anijes "Carevna", e cila qëndron në portin e Moriupolit, i tha BNR se kapitenët dhe marinarët në bord janë të shëndetshëm, por duhet të plotësohet stafi që të mund të dalë anija nga porti. Kompania po negocion për të punësuar njerëz sepse 5 bullgarët dhe 3 ukrainasit në bord nuk mjaftojnë që anija të dalë në det.


Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 gushtin 2022

Të premten vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore do të jenë të theksuara, pas mesditës do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër. Në lindje do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26 deri në 31°,..

botuar më 22-08-11 8.25.MD

Do të votojmë me makinë në zgjedhjet e ardhshme

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2 tetorit në Bullgari, votimi do të bëhet kryesisht me makineri, ndonëse disa forca politike insistuan për kthimin e fletës së votimit. Këtë e tha për BNT Veselin Todorov, drejtori i kompanisë që deri para..

botuar më 22-08-11 7.41.MD

Nuk ka qartësi për programin për refugjatët ukrainas pas shtatorit

Fondet që shteti duhet t’u paguajë në kuadër të Programit për strehim dhe ushqim për refugjatët ukrainas janë të planifikuara dhe do të paguhen në afate të shkurtra. Këtë e tha në Burgas ministri i turizmit nga qeveria e përkohshme, Ilin Dimitrov...

botuar më 22-08-11 7.07.MD