Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film gjerman fitoi çmimin e madh të festivalit “Kukeri i Artë”

Foto: 2022.animationfest-bg.eu

Filmi gjerman “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ i regjisorit Thomas Stellmach është fituesi i madh në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar Golden Kuker /"Kukeri i Artë"/. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në sallën e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. “The Sausage Run” /“Gara e sallamit”/ paraqet historinë e një qengji të vogël të shfaqur me ndihmën e teknikës klasike të animacionit. Subjekti i filmit është pjesërisht i frymëzuar nga përralla e vëllezërve Grimm "Kësulëkuqja".

Kryetari i jurisë ishte regjisori argjentinas dhe anëtar i Akademisë së Hollivudit, Juan Pablo Saramella. Pas festivalit, Saramella do të mbajë një klasë master në Bullgari për studentët. Këtë vit, programi i festivalit në Sofje përfshiu 120 filma të përzgjedhur nga gjithsej 2700 tituj nga 98 vende.

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari Georgi Gospodinov prezanton romanin e tij "Strehim kohe" në Nju Jork

Të kthehesh aty, ku ka filluar çdo gjë. Pikërisht këtë do të bëjë një nga autorët më të njohur bullgar dhe me një njohje botërore Georgi Gospodinov me romanin e tij të fundit “Strehim kohe”. Më 7 shtator Biblioteka Publike e Nju Jorkut do..

botuar më 22-09-07 7.20.PD

“Krishti i Dyfishtë” është paraqitur në një afresk në Manastirin e Zemenit

Një afresk që rikrijon nguljen e gozhdëve për Kryqëzimin mund të shihet në Manastirin e Zemenit. Është pikturuar në shekullin e XIV dhe është unike në llojin e vet, pasi skena nuk gjendet në pikturën fetare botërore, njofton Administrata e Qarkut e..

botuar më 22-09-05 1.14.MD

Ivan Millushev dhe Jasharali Tahir hapën një ekspozitë të përbashkët "Blizost”/Afërsia/ në Sofje

Artin si një element lidhës mes kulturave të ndryshme, moralit dhe ndjenjës së ndjeshmërisë e rikrijojnë Ivan Millushev dhe Jasharali Tahir në ekspozitën e tyre të përbashkët të quajtur "Blizost". Ajo është rregulluar në galerinë "Misioni" pranë..

botuar më 22-09-04 10.40.PD