Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Publiku i BNR zgjodhi Nadezhda Vllaeva “Muzikanten e Vitit”

Nadezhda Vllaeva
Foto: Ani Petrova

Pianistja Nadezhda Vllaeva u shpall “Muzikantja e Vitit 2021” në sondazhin e programit të BNR “Allegro Vivace”. Më shumë se 3000 njerëz votuan në edicionin e 31-të të anketimit

Nadezhda Vllaeva punon jashtë vendit, ku prezanton vepra bullgare. Në vitin 2021 në Londër, ajo regjistroi një CD me miniaturë të kompozitorit bullgar Panço Vladigerov.

“Jam e lumtur me këtë njohje në vendin tim. Jam mirënjohëse që kontribuova që muzika e Panço Vladigerov të dëgjohet më shumë jashtë vendit. Besoj se një nga misionet e artistit është të sjellë dritë dhe dashuri në zemrat e publikut të tij. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku”, tha Vllaeva duke marrë çmimin.

Perkusionisti 14-vjeçar Aleksandër Viçev, i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Valleve “Dobrin Petkov” në Plovdiv, u shpall Muzikanti i Ri i Vitit.

Ansambli vokal “Fortsimo” nga Burgasi, i drejtuar nga Milena Dobreva, fitoi për herë të dytë çmimin “Ansambli i Vitit”, duke krijuar një precedent në historinë e sondazhit.

Pianisti i madh bullgar Ljudmill Angellov u nderua në kategorinë “Jubile” për përvjetorin e tij të 60-të.