Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Publiku i BNR zgjodhi Nadezhda Vllaeva “Muzikanten e Vitit”

Nadezhda Vllaeva
Foto: Ani Petrova

Pianistja Nadezhda Vllaeva u shpall “Muzikantja e Vitit 2021” në sondazhin e programit të BNR “Allegro Vivace”. Më shumë se 3000 njerëz votuan në edicionin e 31-të të anketimit

Nadezhda Vllaeva punon jashtë vendit, ku prezanton vepra bullgare. Në vitin 2021 në Londër, ajo regjistroi një CD me miniaturë të kompozitorit bullgar Panço Vladigerov.

“Jam e lumtur me këtë njohje në vendin tim. Jam mirënjohëse që kontribuova që muzika e Panço Vladigerov të dëgjohet më shumë jashtë vendit. Besoj se një nga misionet e artistit është të sjellë dritë dhe dashuri në zemrat e publikut të tij. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku”, tha Vllaeva duke marrë çmimin.

Perkusionisti 14-vjeçar Aleksandër Viçev, i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Valleve “Dobrin Petkov” në Plovdiv, u shpall Muzikanti i Ri i Vitit.

Ansambli vokal “Fortsimo” nga Burgasi, i drejtuar nga Milena Dobreva, fitoi për herë të dytë çmimin “Ansambli i Vitit”, duke krijuar një precedent në historinë e sondazhit.

Pianisti i madh bullgar Ljudmill Angellov u nderua në kategorinë “Jubile” për përvjetorin e tij të 60-të.

Më shumë nga rubrika

Vllada Tomova për muzikën popullore bullgare si një frymëzim

Vllada Tomova është këngëtare, tekst shkruese dhe vitet e fundit organizatore e master-klasave të këngës popullore bullgare.Ajo ka lindur në Krime-Ukrainë, në Shtetet e Bashkuara shkon që të mësojë xhaz nëBerklee College of Music. “Pjesa më..

botuar më 22-09-20 7.15.PD

“Dobriç Xhaz Fest” pret një publik të madh

Për herë të parë, Dobriç do të jetë organizator i një festivali dyditor të xhazit. Ngjarja do të mbahet më 17 dhe 18 shtator. Ditën e parë, muzikantë të njohur do të performojnë në skenën e Lapidariumit pranë bashkisë dhe do t’u prezantojnë..

botuar më 22-09-17 10.55.PD

Sezoni i ri i koncerteve të Filarmonisë së Plevenit

Në sezonet e fundit, Filarmonia e Plevenit po përfshin në afishen e saj gjithnjë e më shumë projekte që realizon së bashku me institucione të ndryshme muzikore, solistë dhe dirigjentë të njohur. Midis tyre janë "Le të dëgjojmë kinema" një..

botuar më 22-09-15 2.26.MD