Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Publiku i BNR zgjodhi Nadezhda Vllaeva “Muzikanten e Vitit”

Nadezhda Vllaeva
Foto: Ani Petrova

Pianistja Nadezhda Vllaeva u shpall “Muzikantja e Vitit 2021” në sondazhin e programit të BNR “Allegro Vivace”. Më shumë se 3000 njerëz votuan në edicionin e 31-të të anketimit

Nadezhda Vllaeva punon jashtë vendit, ku prezanton vepra bullgare. Në vitin 2021 në Londër, ajo regjistroi një CD me miniaturë të kompozitorit bullgar Panço Vladigerov.

“Jam e lumtur me këtë njohje në vendin tim. Jam mirënjohëse që kontribuova që muzika e Panço Vladigerov të dëgjohet më shumë jashtë vendit. Besoj se një nga misionet e artistit është të sjellë dritë dhe dashuri në zemrat e publikut të tij. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku”, tha Vllaeva duke marrë çmimin.

Perkusionisti 14-vjeçar Aleksandër Viçev, i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Valleve “Dobrin Petkov” në Plovdiv, u shpall Muzikanti i Ri i Vitit.

Ansambli vokal “Fortsimo” nga Burgasi, i drejtuar nga Milena Dobreva, fitoi për herë të dytë çmimin “Ansambli i Vitit”, duke krijuar një precedent në historinë e sondazhit.

Pianisti i madh bullgar Ljudmill Angellov u nderua në kategorinë “Jubile” për përvjetorin e tij të 60-të.

Më shumë nga rubrika

Këngëtarja popullore Jordanka Ilieva dhe gajdexhiu Ilija Dimtrov – përfaqësues të muzikës origjinale trake dhe shope

“ Gjëja më e këndshme për mua ishte të këndoja. Punoja dhe këndoja njëkohësisht. Dija këngë dhe këndoja gjatë gjithë ditës, kudo që të isha, çfarëdo që të bëja ”, rrëfen këngëtarja e madhe e krahinës së Trakisë Jordanka Ilieva. Ajo lindi më 22..

botuar më 22-09-12 7.15.PD

Ivo Papazov - Ibrjama me një tjetër njohje botërore të radhës për talentin e tij

Klarinetisti bullgar me famë botërore Ivo Papazov-Ibrjama shtoi çmimin e radhës ndaj koleksionit të vet. Talenti i tij i padiskutueshëm u vlerësua me çmimin e madh të festivalit ndërkombëtar për muzikë botërore dhe elektronike WOMEX 2022. Çmimi..

botuar më 22-09-11 10.45.PD

Fizarmonicisti i njohur Dimitër Angellov në moshën 80 vjeçare: "Muzika është ëndrra ime e realizuar"

Me muzikë dhe vetëm me muzikë është e përmbushur jeta e muzikantit të njohur nga qyteti Asenovgrad Dimitër Angellov.  Kërkimet e tij krijuese në gjininë e muzikës trake, folklorin qytetar, aktivitetet e regjistrimit janë me shumë drejtime. Dimitër..

botuar më 22-09-08 10.52.PD