Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Publiku i BNR zgjodhi Nadezhda Vllaeva “Muzikanten e Vitit”

Nadezhda Vllaeva
Foto: Ani Petrova

Pianistja Nadezhda Vllaeva u shpall “Muzikantja e Vitit 2021” në sondazhin e programit të BNR “Allegro Vivace”. Më shumë se 3000 njerëz votuan në edicionin e 31-të të anketimit

Nadezhda Vllaeva punon jashtë vendit, ku prezanton vepra bullgare. Në vitin 2021 në Londër, ajo regjistroi një CD me miniaturë të kompozitorit bullgar Panço Vladigerov.

“Jam e lumtur me këtë njohje në vendin tim. Jam mirënjohëse që kontribuova që muzika e Panço Vladigerov të dëgjohet më shumë jashtë vendit. Besoj se një nga misionet e artistit është të sjellë dritë dhe dashuri në zemrat e publikut të tij. Le të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku”, tha Vllaeva duke marrë çmimin.

Perkusionisti 14-vjeçar Aleksandër Viçev, i diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Valleve “Dobrin Petkov” në Plovdiv, u shpall Muzikanti i Ri i Vitit.

Ansambli vokal “Fortsimo” nga Burgasi, i drejtuar nga Milena Dobreva, fitoi për herë të dytë çmimin “Ansambli i Vitit”, duke krijuar një precedent në historinë e sondazhit.

Pianisti i madh bullgar Ljudmill Angellov u nderua në kategorinë “Jubile” për përvjetorin e tij të 60-të.

Më shumë nga rubrika

Fizarmonicisti i njohur Dimitër Angellov në moshën 80 vjeçare: "Muzika është ëndrra ime e realizuar"

Me muzikë dhe vetëm me muzikë është e përmbushur jeta e muzikantit të njohur nga qyteti Asenovgrad Dimitër Angellov.  Kërkimet e tij krijuese në gjininë e muzikës trake, folklorin qytetar, aktivitetet e regjistrimit janë me shumë drejtime. Dimitër..

botuar më 22-09-08 10.52.PD

DJ Fabrizio Parisi: Folklori bullgar nuk duhet të mbetet i kufizuar në audiencën e të rriturve

"Detyra jonë si DJ dhe producentë është të nxisim interesin e të rinjve për muzikën tradicionale bullgare," tha për Radio Bullgarinë Fabrizio Parisi, i cili ka gjak bullgar dhe italian në venat e tij. Ai ka lindur në Bazel /Zvicër/,..

botuar më 22-09-07 11.37.PD

“Çubrica” - kori holandez i quajtur sipas një erëze bullgare

“Çubrica” /Shtërmeni/ nga Amsterdami i Holandës është një nga koret folklorike bullgare më jetëgjatë jashtë vendit tonë. Fillimi u vu në vitin 2004 nga këngëtarja e njohur popullore Galina Durmushliyska , së bashku me dirigjentin Ivo..

botuar më 22-09-05 1.00.MD