Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgjigjet e viktorinës së Radio Bullgarisë

Petër Petrov vë në dispozicion orën e parë elektronike në botë

Foto: arkiv

Pyetja për orën e parë elektronike, e publikuar në faqet e Radio Bullgarisë, jo vetëm për të testuar njohuritë e dëgjuesve tanë, por edhe për të ngjallur kureshtjen e tyre, erdhi si një surprizë – edhe për audiencën bullgare. “Kur doli në treg shpikja e Petër Petrovit?Doli të ishte një provë se sa ne, bullgarët e njohim historinë tonë të re dhe personalitetet që me frytet e talentit dhe intelektit të tyre kanë kontribuar në përparimin teknologjik botëror.

Shpikësi me origjinë bullgare Petër Petrov lëshoi ​​në treg orën e tij elektronike të dorës me markën “Pulsar” në vitin 1971. Përgjigja e saktë "Në vitet 70 të shekullit të 20" është treguar vetëm në katër sajte në gjuhë të huaja nga përgjithësisht dhjetë - në botimet e redaksive gjermane, frënge, spanjolle dhe greke.

Ndër përgjigjet e sakta nuk janë vizitorët e faqes bullgare, të cilët së bashku me vizitorët e faqeve në anglisht, rusisht, serbisht dhe shqip mendojnë se shpikja del në treg në vitet 60 të shekullit të kaluar.Vetëm në faqen në turqisht supozimi është për vitet '50.

Petër Petrov ka lindur gjatë vitit 1919 në fshatin Brestovica rrethi i qytetit Plovdiv, në familjen e një prifti. Gjatë vitit 1939 është regjistruar në Legjionin e Huaj Francez dhe një vit më vonë është gjendur në një kamp gjerman të robërve lufte në Poloni, i kapur në mbrojtje të linjës Mazhino. Për shkak të origjinës së tij bullgare ai arrin të kthehet në atdheun e tij në vitin 1941 dhe bëhet oficer mbretëror. Në fund të Luftës së Dytë Botërore Petër Petrov emigron në Gjermani, ku  diplomohet për inxhinier. Ndërkohë, pushteti i ri komunist në Bullgari e shpall armik të popullit dhe e dënon me vdekje në mungesë.

Shpirti i tij aventuresk e shpie në Kanada ku ai merr pjesë në ndërtimin e bazave ushtarako ajrore dhe në Indokinë - ku ndërton ura dhe centrale elektrike. Në fund vendoset në Shtetet e Bashkuara, duke arritur brigjet e Floridës me një katamaran të vetë-projektuar për t'u bërë një nga shpikësit më produktivë të shekullit të njëzetë. Në Shtetet e Bashkuara, bullgari përfshihet në një sërë projektesh kozmike, bashkë më një grup shkencëtarësh krijon dhe satelitin e parë meteorologjik “Nimbus”, kontribuon dhe për projektimin e satelit të parë për komunikacion “Telstar”.

Gjatë vitit 1968 Petër Petrov themelon kompaninë Care Electrics, në të cilën shpik një monitor të zemrës me valë dhe orë elektronike. Kurse gjatë vitit 1975 bashkë me një prej 3 djemve të tij krijon kompaninë ADS Environmental Services për prodhim të aparaturës së kompjuterizuar për matjen e ndotjeve, të ardhurat vjetore të të cilit janë 50 milionë dollarë.

Petër Petrov ikën nga kjo botë në moshën 83 vjeç, pas një jete të frytshme në vendin e mundësive të pakufizuara, por shumë pak i njohur në atdheun e tij. Ai renditet në vargun e gjatë prej mendjeve të ndritshme, arritjet e mahnitshme të të cilëve njihen prej kohësh jashtë vendit, ndërsa tek ne vazhdojmë të mahnitemi kur  prekim rastësisht ndonjërën prej tyre.

Radio Bullgaria nuk pushon së treguari histori interesante për bullgarë të jashtëzakonshëm, vende dhe ngjarje. Në materialet tona do të gjeni përgjigjet e shumë çështjeve kureshtare, përfshi dhe ato të pyetjes tonë të re në viktorinë: Ku është i vetmi manastir-ishull i ruajtur në Bullgari që nga epoka e Mesjetës?

Shikoni dhe jepni përgjigje!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

arkiva personale e Asen Asenov

Trashëgimia e rilindasit Dr. Georgi Llazarov do të vazhdojë të bashkojë komunitetin bullgar përtej Oqeanit

Nuk janë të paktë bullgarët për të cilët ia vlen të flitet më shpesh edhe pas vdekjes së tyre, sepse lanë gjurmë në sfera të ndryshme shoqërore. Disa prej tyre e bëjnë atë në vendin tonë, të tjerët - në emigracion. Sot po flasim për kirurgun Georgi..

botuar më 23-11-17 7.30.PD
Marin Grigorov

20 ura, 3 lumenj, 47 km - një bullgar notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut

Në ditët e para të tetorit, bullgari Marin Grigorov notoi rreth ishullit Manhattan të Nju Jorkut. Rruga ujore është e gjatë 47 km dhe njihet si “20 ura”. Ky është noti më i gjatë në botë i rregulluar njëditor në ujë të hapur. Turne të ngjashëm në..

botuar më 23-11-15 8.20.PD
Foto: arkiva personale

Të shëtisësh Detin Mesdhe në dy rrota

Njohja e botës që na rrethon, nëpërmjet kontaktit personal, është njohuria më e vlefshme dhe ndjenja më e plotë jetësore, ndërsa rruga më e shkurtër drejt tyre është udhëtimi. Për këtë është i bindur edhe Vencisllav Iliev nga Shumen. 38-vjeçari bullgar ka..

botuar më 23-11-12 7.00.PD