Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë prona po blihen në Bjalla

Këtë verë bashkia detare do të mbështetet kryesisht te turistë nga Bullgaria, Gjermania dhe Skandinavia

Foto: Facebook / @9101Byala

Qyteti Bjalla ndodhet në kufirin midis rretheve Varna dhe Burgas, pothuajse në distancë të barabartë nga ato dy qytetet detare. Vija bregdetare e bashkisë karakterizohet nga një kombinim i bregut shkëmbor, gjireve të vegjël dhe plazheve me duna ranore. Gjatë stinës së verës resorti është një vend tërheqës kryesisht për familjet me fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e komunës së qytetit Bjalla është rreth 3 200 banorë, por në realitet ka shumë më tepër, tha për Radio Varna Inxhinieri Penjo Nenov – kryetar i komunës që nga viti 2019. “Pandemia e Covid-it dhe vendosja e punës në distancë nga shtëpia kontribuon edhe më shumë në “arratisjen” nga qytetet e mëdha”, tha Inxhinieri Nenov. Bjalla është një nga këto komuna të vogla të preferuara, jo vetëm për pushime, por edhe për qëndrim gjatë gjithë vitit.

Kjo ka çuar në një rritje drastike të blerjeve të pronave banesore në bashkinë detare në dy vitet e fundit, shpjegon Penjo Nenov. Ai është kategorik se të hyrat nga taksat nga investimet e njerëzve mbrojnë buxhetin e komunës gjatë krizave, siç jemi tani.

“Patjetër që po mundohemi të përballojmë një sezon shumë të mirë dhe të fortë, shpresojmë që të jetë i tillë, pavarësisht luftës që po shpërthen nga afër” – shpreh shpresat e tij kryebashkiaku. Sipas tij, tashmë u bënë rezervime për sezonin e ardhshëm veror, por numri i tyre nuk është aq i lartë sa dy-tre vite më parë. Prandaj, detyra kryesore për turizmin në komunë është zgjatja e sezonit veror të paktën deri në shtator. Këtë vit qyteti pritet të vizitohet kryesisht nga bullgarë, danezë dhe gjermanë.

Më shumë rreth pritshmërisë nga sezoni turistik në det mund të lexoni këtu: Pavarësisht luftës dhe pandemisë, Sllënçev Brjag po e hap sezonin me një optimizëm të matur

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / @9101Byala


Më shumë nga rubrika

Varna me një çmim për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike

Komuna e Varnës mori çmimin vjetor për vitin 2022 të Shoqatës Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit. Sipas “Forbes”, Varna është..

botuar më 22-12-13 3.39.MD

Sipas “Forbes”, Varna është ndër perlat e nënvlerësuara turistike

Kryeqyteti detar i Bullgarisë, Varna, hyri në listën e revistës Forbes të "Pesë qyteteve më të nënvlerësuara për t'u vizituar në Ballkan". “Edhe pse shpesh është në hije nga kryeqyteti i Sofjes, Varna ka një element veçanërisht tërheqës për..

botuar më 22-12-05 2.44.MD

Po rritet interesi i turistëve të huaj për Bullgarinë

Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më i njohur dhe i popullarizuar si destinacion, me perspektiva të mira për vitin 2023. Kjo u bë e qartë nga një sërë takimesh dypalëshe të ministrit të turizmit Ilin Dimitrov në kuadër të Samitit Global të Liderëve të..

botuar më 22-11-29 5.22.MD