Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjithnjë e më shumë prona po blihen në Bjalla

Këtë verë bashkia detare do të mbështetet kryesisht te turistë nga Bullgaria, Gjermania dhe Skandinavia

Foto: Facebook / @9101Byala

Qyteti Bjalla ndodhet në kufirin midis rretheve Varna dhe Burgas, pothuajse në distancë të barabartë nga ato dy qytetet detare. Vija bregdetare e bashkisë karakterizohet nga një kombinim i bregut shkëmbor, gjireve të vegjël dhe plazheve me duna ranore. Gjatë stinës së verës resorti është një vend tërheqës kryesisht për familjet me fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e komunës së qytetit Bjalla është rreth 3 200 banorë, por në realitet ka shumë më tepër, tha për Radio Varna Inxhinieri Penjo Nenov – kryetar i komunës që nga viti 2019. “Pandemia e Covid-it dhe vendosja e punës në distancë nga shtëpia kontribuon edhe më shumë në “arratisjen” nga qytetet e mëdha”, tha Inxhinieri Nenov. Bjalla është një nga këto komuna të vogla të preferuara, jo vetëm për pushime, por edhe për qëndrim gjatë gjithë vitit.

Kjo ka çuar në një rritje drastike të blerjeve të pronave banesore në bashkinë detare në dy vitet e fundit, shpjegon Penjo Nenov. Ai është kategorik se të hyrat nga taksat nga investimet e njerëzve mbrojnë buxhetin e komunës gjatë krizave, siç jemi tani.

“Patjetër që po mundohemi të përballojmë një sezon shumë të mirë dhe të fortë, shpresojmë që të jetë i tillë, pavarësisht luftës që po shpërthen nga afër” – shpreh shpresat e tij kryebashkiaku. Sipas tij, tashmë u bënë rezervime për sezonin e ardhshëm veror, por numri i tyre nuk është aq i lartë sa dy-tre vite më parë. Prandaj, detyra kryesore për turizmin në komunë është zgjatja e sezonit veror të paktën deri në shtator. Këtë vit qyteti pritet të vizitohet kryesisht nga bullgarë, danezë dhe gjermanë.

Më shumë rreth pritshmërisë nga sezoni turistik në det mund të lexoni këtu: Pavarësisht luftës dhe pandemisë, Sllënçev Brjag po e hap sezonin me një optimizëm të matur

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / @9101Byala




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Nikollaj Nenov

Qyteti Ruse dëshiron të shpallet një qytet krijues i UNESCO-së

Qyteti danubian bullgar Ruse do të aplikojë deri në vitin 2025 për t'u bërë një qytet kreativ i kuzhinës i UNESCO-së, tha për BTA drejtori i Muzeut Historik të qytetit, Prof. Nikollaj Nenov . Sipas tij, Ruse ka nevojë për një perspektivë që do të..

botuar më 24-02-02 12.12.MD

Daily Express për Sofjen: e bukur, e lirë, por e nënvlerësuar

Sofja është kryeqyteti i tretë më i lirë në Evropë. Është një nga qytetet më të shëtitshme të Evropës, por kaq i nënvlerësuar, shkruhet në revistën britanike Daily Express . Artikulli përmban një përshkrim të hollësishëm të Sofjes dhe atraksioneve të..

botuar më 24-01-28 8.10.PD

Sërish mund të bëjmë ski natën në Vitosha

Nga 26 janari më në fund filloi skijimi natën në Vitosha, njofton shoqata aksionare që menaxhon zonën e skijimit. Zbritja në darkët do të bëhet nga e mërkura deri të shtunën. Këtë dimër, çmimet e kartave mbeten të pandryshuara: 40 leva për të rriturit, 30..

botuar më 24-01-27 9.10.PD