Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.
Dua të falënderoj njerëzit që erdhën. Ata nuk e merituan atë që ndodhi. Nuk kam të drejtën morale të qëndroj. Ne do të ndahemi. Marr përgjegjësinë e plotë. Shpresoj që të vijë ndonjë trajner që do të jetë në gjendje të ngrejë lojtarët dhe ta ndryshojë situatën. U kërkoj falje të gjithëve që e kanë parë këtë ndeshje”, tha Petrov.
Drejtori teknik i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov do ta udhëheqë kombëtaren gjatë vizitave të skuadrave të Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë në dy ndeshjet e ardhshme në turne.Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..