Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit Jasen Petrov ka njoftuar se largohet nga posti pas humbjes 2-5 nga Gjeorgjia. Takimi në Razgrad ishte ndeshja e dytë e Grupit 4 të Divizionit “C” në Ligën e Kombeve.
Dua të falënderoj njerëzit që erdhën. Ata nuk e merituan atë që ndodhi. Nuk kam të drejtën morale të qëndroj. Ne do të ndahemi. Marr përgjegjësinë e plotë. Shpresoj që të vijë ndonjë trajner që do të jetë në gjendje të ngrejë lojtarët dhe ta ndryshojë situatën. U kërkoj falje të gjithëve që e kanë parë këtë ndeshje”, tha Petrov.
Drejtori teknik i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov do ta udhëheqë kombëtaren gjatë vizitave të skuadrave të Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë në dy ndeshjet e ardhshme në turne.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..