Duke evidentuar periudhën e kaluar të trazirave dhe të paqëndrueshmërisë politike, 17 për qind e bullgarëve pajtohen me deklaratën “Vendi im qeveriset sipas vullnetit të popullit”, dhe 77 për qind nuk bien dakord me këtë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi tëAgjencisë “Gallup International” për Bullgarinë. Sipas 22 për qind të të anketuarve zgjedhjet në vend janë të lira dhe të ndershme, ndërsa 65 për qind e përkrahin qëndrimin e kundërt. 13 për qind e bullgarëve të anketuar mendojnë se jetojmë në kushtet e demokracisë së fortë, për 12 për qind vendi ynë nuk plotëson të paktën një nga kushtet për demokraci, dhe dy të tretat e konsiderojnë të dobët nivelin e demokracisë në vendin tonë.
Në botë, më të kënaqurit me lirinë dhe drejtësinë e zgjedhjeve në vendin e tyre janë njerëzit në Ganë (85 për qind). Nga qeverisja demokratike në vendin e tyre më të kënaqur janë në Vietnam (84 për qind). Sondazhi u krealizua në periudhën tetor-dhjetor 2021.
Numri i të huajve që studiojnë arsimin e lartë në Bullgari është në rritje. Në vitin akademik 2021/2022 numri i tyre ishte 16 525, që është 8.2 për qind e të gjithë studentëve në vend. Në vitin 2013, pjesa e tyre ishte dy herë më e vogël - 4.1 për..
Kuzhina bullgare është një ndërthurje mes аtyre orientale dhe evropiane, prandaj mund të thuhet se është universale. Ushqimet më të njohura vendase si byreku, sallata e shopëve, qebapi, qoftet, ljutenica etj., pëlqehen pothuajse nga të gjithë. Por..
Qyteti i Pernikut, i cili është anëtar i Federatës së Qyteteve të Karnavaleve Evropiane, po përgatitet për festën “Surva”, qe do të mbahet nga data 27 deri më 29 janar. 10 mijë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë kanë aplikuar për edicionin e 29-të..
Moti tepër i butë dhe mungesa e borës ngre pyetjen shqetësuese të ndryshimit të klimës dhe ndërhyrjes njerëzore për të shpëtuar këtë proces , që në..