Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një krizë në qeveri apo një provë për të fituar dividendë politikë

Foto: arkiv

Si një stuhi e papritur në qiellin e verës, lajmi për shpërbërjen e koalicionit qeverisës në Bullgari gjeti shumicën e bullgarëve të papërgatitur. Nga njëra anë, të gjithë i shihnin shenjat e rrezikut të afërt, nga ana tjetër - askush nuk dyshonte se pikërisht në këtë moment njëri prej partnerëve të koalicionit do të mendonte të largohej nga koalicioni, pak para përditësimit të shumëpritur të buxhetit. Në mes të hiçit, në kushtet e një krize të rëndë ekonomike të afërt, lideri i "Ka një popull të tillë" (ITN) Sllavi Trifonov njoftoi se po tërheq ministrat e tij dhe i jep fund "koalicionit agonizues". Si arsye për ndarjen, Trifonov vuri në dukje mosmarrëveshjet mbi çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut* dhe faktin se nuk kanë mbetur para në vend. Para deklaratës së tij, tre nga ministrat e partisë u larguan nga mbledhja e Këshillit të Ministrave për shkak të "buxhetit jashtëzakonisht të keq" të paraqitur nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev.

Nuk vonoi reagimi i Kryeministrit Kirill Petkov, me akuza të hapura ndaj Ministrit të Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov se ka insistuar që buxheti për rrugët të rritet me akoma 1.8 miliardë euro, përveç 1.1 miliardëve tashmë të parashikuara. Këto para, sipas Kryeministrit, do të shkonin në të njëjtat kompani që kanë marrë pjesë në skemat e korrupsionit deri më tani.

Nga akuzat e ndërsjella të mëpasshme nga të dyja palët, u kuptua se nuk ka rrugë për pajtim në emër të së mirës kombëtare.

Disa ekspertë i përshkruan veprimet e Trifonovit si një lëvizje të zgjuar politike që synon të rrisë vlerësimin e partisë së tij dhe të fitojë pozita më të mira në zgjedhjet e ardhshme. Nëse do të ketë zgjedhje të tilla apo jo, është një çështje tjetër, sepse Kirill Petkov shpalli synimet e tij për të vazhduar qeverisjen e vendit me një "qeveri të pakicës" dhe u bëri një ftesë indirekte deputetëve të ITN-së, të cilët sipas fjalëve të tij mendojnë si njerëzit e partisë së tij.

Sot është një ditë vendimtare, duhet të vendosni nëse të jeni në krah të korrupsionit, në krah të mafies, në krah të njerëzve që përdorin burimet publike për t'i futur në xhepat e tyre, ose mund të kemi një qëndrim parimor ku çdo lev bullgar duhet të raportohet para njerëzve, sepse këto nuk janë para të shtetit, këto janë para të të gjithëve ne”, tha Petkov në konferencën e jashtëzakonshme për media me rastin e deklaratës së Sllavi Trifonov.

Se kush do të jenë dymbëdhjetë deputetët që do të mbështesin qeverinë e mundshme të pakicës, mbetet mister, sepse partia ITN është e bindur se nuk ka asnjë mes tyre. Sa për deputetët e GERB-it, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane”, vijat ndarëse mes tyre dhe të “Po e vazhdojmë ndryshimin” janë shumë të mëdha për t'u kapërcyer. Që në fillim, “Po e vazhdojmë ndryshimin” ishin kategorikë se nuk do të bënin koalicion as me GERB dhe as me DPS. Mbetet “Vëzrazhdane”, por kushtet e tyre për pjesëmarrje në koalicion dhe mbështetje qeveritare janë më se të papranueshme për linjën politike të ndjekur nga Petkov.

Pas këshillit të koalicionit të mbajtur më vonë dje në mbrëmje dhe mbështetjes së deklaruar nga Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe “Bullgaria Demokratike” ndaj Kryeministrit Kirill Petkov, stuhia duket se ka kaluar. Çështja është se kush do të drejtojë Ministrinë tonë të Jashtme, kush do të jenë ministrat e zhvillimit rajonal dhe të sportit.

Është me rëndësi të madhe se kush do të jetë diplomati ynë i parë, sepse ish-Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska mbronte me vendosmëri të madhe qëndrimin parimor të Bullgarisë ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse kjo linjë do të vazhdojë me ministrin e ardhshëm është e paqartë, siç është i paqartë edhe aderimi hipotetik i 12 deputetëve në qeverinë e mundshme të pakicës.

*Sipas Sllavi Trifonovit, politika e Kirill Petkovit ndaj Maqedonisë së Veriut është e ndryshme nga ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Parlamentit dhe politikës së deklaruar në Këshillin Konsultativ te Presidenti. Sipas tij, Kryeministri u ka premtuar liderëve në Evropë dhe në botë se do ta tërheqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të përmbushur premtimin e tij, megjithëse shumica e bullgarëve duan që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat vetëm pasi ajo e zbaton Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë midis dy vende që nga viti 2017. Kështu ai shkel në mënyrë të pamëshirshme marrëveshjen e nënshkruar të koalicionit, gjë që në fakt është arsyeja e ndërprerjes së saj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Shqipërisë sa vjen dhe rritet

Bullgaria dhe Shqipëria gjithmonë kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë dhe kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, bashkëpunim i cili sa vjen e rritet. Radio Bullgaria ju informoi për takimet e kryetarit të Parlamentit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov,..

botuar më 24-02-27 10.30.MD
Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov e quajti Shqipërinë kampione të Ballkanit në drejtim të integrimit evropian

Bullgaria dhe Shqipëria kanë një fat të ngjashëm historik në dekadat e fundit. Ne simpatizojmë politikanët dhe popullin shqiptar për përpjekjet e tyre në rrugën e integrimit evropian, tha kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov .  Në një..

rinovuar më 24-02-27 6.49.MD

Presidenti Rumen Radev: Dërgimi i trupave nga një vend i NATO-s në Ukrainë do të thotë një konflikt global

Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, Presidenti Rumen Radev komentoi një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron më 26 shkurt në një konferencë..

botuar më 24-02-27 3.38.MD