Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujtimi i poetit Penço Slavejkov do të kremtohet në Itali për tre ditë

Monument i Penço Sllavjekov në Brunate
Foto: BGNES

Komuna e Brunate, rrethi i Lombardisë, do të shënojë 110 vjetorin e vdekjes së Penço Slavejkovit. Poeti i madh bullgar vdiq atje në moshën 46 vjeçare më 10 qershor 1912 në qytetin mbi liqenin Komo.

Për nder të shoqërueses së poetit Sllavejkov në jetë, Mara Bellçeva, do të inaugurohet një pllakë përkujtimore. Ajo është e vendosur në hotelin lokal “Belavista”, ku do të hapet këndi përkujtimor i Sllavejkovit dhe do të prezantohet një libër përkujtimor.

Më 11 qershor festimet vijojnë me turin letrar “Dashuria në stilin “Art Nouveau” në Brunate”. Prof. Emill Dimitrov do të mbajë ligjëratë në bibliotekë për krijimtarinë e poetit. Gjithashtu do të prezantohet faqja e internetit “Penço Sllavejkov: kujtesa dhe vende të paharrueshme”.

Më 12 qershor në auditorin e bibliotekës parashikohet një takim mes nxënësve të shkollës bullgare në Milano dhe atyre të shkollës fillore në Brunate.


Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / MunicipalityOfSozopol

Fryma e festivalit në Sozopoll është duke u gjallëruar sërish

Qyteti Sozopoll është sërish kryeqyteti kulturor i Bullgarisë deri më 5 shtator.  Programi i 38 festivaleve të artit "Apollonija" paraqet mbi 50 veprimtari - koncerte, kinema, teatër, takime letrare me më të mirat e prodhimit vjetor të kulturës..

botuar më 22-09-03 12.25.MD

“Lumenjtë e Sofjes” përsëri na ftojnë në një dialog kulturor për të ardhmen

Çdo ndryshim i madh fillon me hapin e parë të vogël dhe besimin e madh në një të ardhme më të mirë. Martin Jankov është një dëshmi e gjallë e kësaj. Ai është një nga ata të rinj bullgarë që e dinë se ndryshimi është i mundur dhe mund të fillojë prej..

botuar më 22-09-02 7.10.PD

Sofia lights – një realitet magjik në park

Imagjinoni mundësinë për t'u rrethuar nga natyra, vetëm pak kilometra nga zemra e qytetit të madh, dhe ndjeni përjetësinë dhe qetësinë që të jep një ndjenjë të mundësisë për të nesërmen. Ndjenja se drita është aty duke të pritur… Pikërisht..

botuar më 22-09-01 7.40.PD