Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktorja bullgare Maria Bakallova është zgjedhur për një rol kyç në një super prodhim

Foto: Facebook /Maria Bakallova

Artistja bullgare Maria Bakallova bëhet pjesë e universit të super heronjve Marvel. Bullgarja do të marr pjesë në “Mbrojtësit e Galaktikës 3” (“Guardians of the Galaxy”), bashkë me Chris Pratt, Zoe Saldana, Vin Diesel dhe Dave Bautista. Aktorja e ripohoi lajmin dhe shkroi: “Unë jam njeriu më i lumtur dhe i emocionuar në botë! Ky ishte një nga sekretet më të vështira për tu ruajtur dhe nuk mund të besoj se tanimë është realitet.”

Akoma nuk është bërë e qartë se çfarë roli do të kryejë artistja e nominuar për Oskar Maria Bakallova, por dihet se duhet të dalë nëpër kinema më 5 maj 2023. Regjisor dhe skenarist i pjesës së tretë finale nga “Mbrojtësit e Galaktikës” është James Gunn. “Mbrojtësit e Galaktikës” është një nga seritë në universin e filmit Marvel, ku dy filmat e parë ishin jashtëzakonisht të suksesshëm - me të ardhura totale mbi 1.6 miliardë dollarë.Për momentin, tema e pjesës së tretë mbahet sekret.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Po inaugurojnë një monument të kompozitorit Petko Stajnov

Më 20 shtator inaugurohet monumenti i akademikut  Petko Stajnov - një nga kompozitorët më të shquar bullgarë, i cili krijoi vepra të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare. Përpara se tu tregojmë më tepër për ngjarjen, le të rikujtojmë  se..

botuar më 22-09-20 1.21.MD

Në Vankuver do të ekspozohen 13 vepra kushtuar alfabetit bullgar

Ekspozita e parë në llojin e saj “Drita e shkronjave” do të hapet më 22 shtator në Vankuver, në provincën e Kolumbisë Britanike në Kanada. Data u zgjodh për shkak të festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë, e cila do të shënohet së..

botuar më 22-09-18 9.25.PD

“130 vjet nga krijimi i revistës “Misëll” – ekspozitë në Akademinë Bullgare të Shkencave

Edhe sivjet Akademia Bullgare e Shkencave përfshihet në nismën “Ditë Evropiane të Trashëgimisë – Sofje”. Më 17 shtator, në kuadrin e veprimtarisë, një ciceron turistik do t’u tregojë mysafirëve të akademisë historinë e institucionit më të vjetër në..

botuar më 22-09-17 9.35.PD