Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aktorja bullgare Maria Bakallova është zgjedhur për një rol kyç në një super prodhim

Foto: Facebook /Maria Bakallova

Artistja bullgare Maria Bakallova bëhet pjesë e universit të super heronjve Marvel. Bullgarja do të marr pjesë në “Mbrojtësit e Galaktikës 3” (“Guardians of the Galaxy”), bashkë me Chris Pratt, Zoe Saldana, Vin Diesel dhe Dave Bautista. Aktorja e ripohoi lajmin dhe shkroi: “Unë jam njeriu më i lumtur dhe i emocionuar në botë! Ky ishte një nga sekretet më të vështira për tu ruajtur dhe nuk mund të besoj se tanimë është realitet.”

Akoma nuk është bërë e qartë se çfarë roli do të kryejë artistja e nominuar për Oskar Maria Bakallova, por dihet se duhet të dalë nëpër kinema më 5 maj 2023. Regjisor dhe skenarist i pjesës së tretë finale nga “Mbrojtësit e Galaktikës” është James Gunn. “Mbrojtësit e Galaktikës” është një nga seritë në universin e filmit Marvel, ku dy filmat e parë ishin jashtëzakonisht të suksesshëm - me të ardhura totale mbi 1.6 miliardë dollarë.Për momentin, tema e pjesës së tretë mbahet sekret.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

„КvАRTаl” – një takim kulturor me Sofjen e vjetër

A mundet dhe si kultura mund të ndryshojë pamjen e një kryeqyteti evropian? Përgjigja është kategorikisht pozitive, sipas menaxherit kulturor dhe drejtor ekzekutiv i DOMA art Foundation Martina Stefanova. Bashkë me bashkëmendimtarë të tjerë tanimë..

botuar më 22-09-16 7.10.MD

Piktorë bullgarë “jashtë kornizës” prezantojnë veprat e tyre në Paris

“Jashtë kornizës” titullohet ekspozita e piktorëve bullgarë të lëvizjes “Art Brut”, e cila do të hapet mbrëmjen e 16 shtatorit në galerinë e Institutit Bullgar të Kulturës në Paris. Në vitin 1945, artisti Jean Dubuffet prezantoi termin “Art Brut”..

botuar më 22-09-16 6.40.PD

Ilustrimet me famë botërore të Javor Gjuzelevit shfaqen në Romë

"Jeta tjetër e ilustrimit" - "L'altra vita dell'illustrazione" – kështu quhet ekspozita e Jasen Gjuzelevit, e cila hapet më 13 shtator në Romë, në galerinë "Bullgaria" të Institutit të Kulturës Bullgare, njofton instituti. Kryeqyteti italian..

botuar më 22-09-13 11.06.PD