Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjithë ministrat e “Ka një popull të tillë” dhanë dorëheqjen

Foto: BGNES

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska dhe Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov dhanë dorëheqje pasi partia "Ka një popull të tillë" njoftoi se tërhiqet nga qeverisja e vendit. Të dy do të vazhdojnë të mbajnë detyrën deri në përzgjedhjen e pasardhësve të tyre.

Para tyre nga kabineti i Kirill Petkovit nga kuota e “Ka njerëz të tillë” dolën edhe Kryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karaxhov dhe Ministri i Sportit Radostin Vasilev.

Është e paqartë se kur do të paraqitet në Parlament propozimi për shkarkimin e ministrave. Partia në pushtet “Po e Vazhdojmë ndryshimin” tha se prioritet kryesor për ta është miratimi i përditësimit të buxhetit të shtetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti: Modernizimi i ushtrisë nënkupton edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike

Procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura nënkupton jo vetëm blerjen e pajisjeve moderne, por edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë zbatimin e projekteve për rritjen e konektivitetit midis shteteve anëtare. Këtë e theksoi..

botuar më 24-04-15 5.12.MD

"Zgjedhim së bashku" është slogani për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar

Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar, të planifikuara për 9 qershor, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Slogani për..

botuar më 24-04-15 3.52.MD
Atanas Zaprjanov

Transportuesit e blinduar bullgarë janë nisur për në Ukrainë

Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para..

botuar më 24-04-15 1.46.MD