Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i punës në vendin tonë është gati të marrë përsipër një valë të madhe bashkatdhetarësh që po kthehen nga jashtë

Foto: Facebook/BulgariaWantsYou

Një sondazh ndër bullgarët jashtë vendit për platformën multimediale BulgariaWantsYou /"Bullgaria të dëshiron"/ bërë kohët e fundit tregon se, rreth 35 për qind e bashkatdhetarëve të anketuar në Evropë janë më se të vendosur të kthehen dhe tashmë po shqyrtojnë mundësitë për ta bërë këtë. Nëse pranojmë se midis 2 dhe 3 milionë bullgarë aktualisht jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, këta 35% fare nuk janë pak njerëz, kthimi i të cilëve do të ndryshojë konsiderueshëm tregun e punës në Bullgari.  Në dy vitet e fundit ka një rritje reale të bashkatdhetarëve tanë të kthyer nga jashtë, sipas vëzhgimeve të specialistëve të zhvillimit të karrierës. Tanimë numri i atyre të cilët janë kthyer ia kalon me rreth 80 000 deri në 100 000 atyre që zgjedhin të shkojnë jashtë vendit për të punuar.Vala e të kthyerve është nga e gjithë bota. “Po kthehen njerëz të çdo lloje profesioneve - që nga ata të cilët kanë punuar si ndihmës shtëpiak, deri në ekspertë të nivelit të mesëm.Por, ka edhe njerëz që kanë zënë poste të larta drejtuese”, tha konsulenti për zhvillimin e karrierës Georgi K. Parvanov, i cili po ndihmon me platformën e punës drejtuar ndaj bullgarëve jashtë vendit.

“Aktualisht, nevoja për njerëz në tregun e punës në vendin tonë është të paktën për 200 mijë persona, ky është përfundimi i pothuajse të gjitha organizatave të punëdhënësve.Pra, sa më shumë bullgarë të zgjedhin të kthehen, aq më shumë do të punësohen dhe do të mund të gjejnë punë. Një nevojë më të madhe ka për kuadro të inxhinierisë për prodhimin dhe në përgjithësi për ekonominë në vend, por mjerisht vala e specialistëve të tillë nuk po vjen nga jashtë. Por, po kthehen specialistë nga të gjitha fushat e tjera. Shumë i madh është dhe numri i financierëve nga sferat e ndryshme, të cilët po vijnë në Bullgari - nga sektori bankar dhe kompanitë konsultative, po kthehen dhe njerëz të cilët kanë punuar në prodhim, punonjës bujqësor dhe përkatësisht ne duhet që tu kërkojmë një realizim.


Në forumin e karrierës, të cilin e organizuam në Sofje përpara ditëve erdhën një numër rekord vizituesish, mbi 1000 veta, kurse një tendë të vet kishin mbi 60 top-punëdhënës. Gjatë vjeshtës po bëhemi gati të organizojmë forume të karrierës për bullgarët në Munih dhe në Londër, ku të tërheqim  akoma më shumë njerëz, të cilët do të donin të kthehen në atdhe.”

Një konfirmim të faktit se në tregun e punës në vendin tonë më të kërkuarit  janë inxhinierët dhe specialistët e IT-së  jep një kompani bullgare, biznesi i së cilës është në fushën e pajisjeve të automobilave dhe ka zyra në Itali dhe Francë. Në firmë punojnë 150 veta, por vazhdimisht kërkohen akoma kuadro të tjera, kryesisht inxhinierë  dhe programues. “Presim më tepër kuadro teknike, sepse industria e automobilave ka nevojë të madhe për specialistë me përvojë "- thotë inxhinieri Alek Nedellçev që punon atje:

“Kemi përgjithësisht 10 veta, të cilët janë kthyer, disa prej tyre kanë qenë jashtë shtetit vetëm për tu arsimuar, por ka dhe kolegë me rreth 8-10 vjet stazh pune jashtë kufirit dhe kthehen këtu, që të jenë pranë familjes dhe të punojnë në Bullgari. Kurse ajo e cila i kthen në Bullgari më shpesh është dashuria, nëse ndaj ndonjë njeriu të caktuar ose ndaj vendit të lindjes, kjo është përsëri një lloj dashurie ose lidhje”.


Kushtet për specialistët e softuerit që ofrojnë kompanitë në vendin tonë janë më se të mira - na bind Ivelina Boeva, e cila punon në një kompani gjermane të softuerit me një përfaqësi në Sofje. Përveç pagesës atraktive, punëdhënësit propozojnë dhe një kohë pune të zhdërvjellë, punë nga shtëpia dhe ekstra të tjera, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë shumë më të pranueshme nga ato të propozuara jashtë shtetit.

“Mjerisht nuk ka shumë njerëz, të cilët të interesohen të punojnë në IT industrinë – thotë Ivelina. – Personalisht nuk e kam menduar të shkoj jashtë vendit, sepse kam arritur shpejt të gjej një punë të mirë, që do të thotë një punë që më bën të ndihem e lirë, të zhvillohem, të jem në gjendje të përcaktoj çdo ditë se si ta kaloj ditën time të punës pa dikë të qëndroj mbi kokën time, d.m.th. të kem lirinë për të zgjedhur dhe rregulluar orarin tim në mënyrë që të ndihem e kënaqur. Unë punoj në një kompani shumë të mirë dhe mbështetëse.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/BulgariaWantsYou

Më shumë nga rubrika

Bum i importit të makinave elektrike dhe hibride në vendin tonë

Ata janë pazhurmë, komod, miqësor me mjedisin dhe ekonomik. Deri në çfarë mase stimujt e bullgarëve për të blerë një makinë elektrike burojnë nga dëshira për të mbrojtur mjedisin ose janë më tepër financiare, nuk është e qartë. Por një gjë është e..

botuar më 22-09-28 7.15.PD

Bullgaria nuk i mbështet sanksionet bërthamore kundër Rusisë

“ Kompania Kombëtare Elektrike” dhe Centrali Elektrik Bërthamor “Kozlloduj” të vazhdojnë punën sipas marrëveshjeve të tyre dhe kontratave të prokurimeve publike me kompanitë ruse. Kështu vendosi kabineti zyrtar, pasi BE-ja lejoi Bullgarinë të..

botuar më 22-09-26 3.07.MD

Inflacioni personal i punëtorëve është 50 për qind

Nuk ka sektor pa tension social. “Njerëzit po varfërohen çdo ditë e më shumë, nëse ky proces nuk kontrollohet, tensioni social do të kthehet në bombë”, tha për BNR Todor Kapitanov, Nënkryetar i sindikatës më të madhe kombëtare – Konfederatës së..

botuar më 22-09-26 10.56.PD