Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR-ja po vazhdon të jetë media që gëzon besimin më të lartë në Bullgari

Milen Mitev (majtas) dhe Tom McGuire
Foto: Ani Petrova, BNR

Informacioni i siguruar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) po vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të shoqërisë në Bullgari. Sipas drejtorit të përgjithshëm të medias, Milen Mitev, radioja kombëtare duhet të luftojë për këtë besim çdo ditë dhe është e rëndësishme të dihet se si.

Me këto fjalë ai hapi seminarin dyditor për organizimin e përmbajtjes së lajmeve dhe informacionit aktual në mediat publike dhe prezantoi folësin e ftuar special të eventit Tom McGuire. Një gazetar, producent dhe filmbërës i shquar i dokumentarëve, Tom McGuire është drejtues shumëvjeçar i programit të lajmeve RTÉ Radio 1 të Radios Publike Irlandeze.

"RTÉ Radio 1 dhe Radioja Kombëtare Bullgare kanë pothuajse të njëjtin numër punonjësish dhe pothuajse të njëjtat përgjegjësi," u tha i ftuari gazetarëve. – Gjëja më e rëndësishme dhe e përbashkët mes nesh është se ne u shërbejmë shoqërisë”, vuri në dukje Tom McGuire.

Nisma e përbashkët është e Radios Kombëtare Bullgare dhe Akademisë së Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBUAcademy).


Më shumë nga rubrika

Shqiponjën perandorake

Një fushatë e re tërheq vëmendjen ndaj tre specieve të rrezikuara në Bullgari

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve njoftoi një mision të ri në shkallë të gjerë për të shpëtuar tre specie kafshësh të rrezikuara. Bëhet fjalë për shqiponjën perandorake ( Aquila heliaca ), skifterin e gjahut ( Falco cherrug ) dhe citeli..

botuar më 22-11-27 10.15.PD

Në Plovdiv prezantohen verërat e reja më të mira të Bullgarisë

Për tre ditë, nga 25 deri më 27 nëntor, Qyteti i Vjetër në Plovdiv pret edhe një herë festivalin më të madh të verërave turistike "Dеfile e verës së re". Festivali, i cili zhvillohet për të katërmbëdhjetën vit radhazi, është një kënaqësi e vërtetë..

botuar më 22-11-26 12.05.MD

Pazari Gjerman i Krishtlindjeve në Sofje – një iniciativë që lidh dhe bashkon

Atmosfera është shumë e këndshme – përhapet aroma e ëmbël e gjellëve të ndryshme gjermane dhe e verës tipike të zier me erëza; shihen dritat vezulluese, ndriçojnë sende të bukura të punuara me dorë në frymën e Krishtlindjes; muzika ngroh shpirtin..

botuar më 22-11-25 7.15.PD