Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR-ja po vazhdon të jetë media që gëzon besimin më të lartë në Bullgari

Milen Mitev (majtas) dhe Tom McGuire
Foto: Ani Petrova, BNR

Informacioni i siguruar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) po vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të shoqërisë në Bullgari. Sipas drejtorit të përgjithshëm të medias, Milen Mitev, radioja kombëtare duhet të luftojë për këtë besim çdo ditë dhe është e rëndësishme të dihet se si.

Me këto fjalë ai hapi seminarin dyditor për organizimin e përmbajtjes së lajmeve dhe informacionit aktual në mediat publike dhe prezantoi folësin e ftuar special të eventit Tom McGuire. Një gazetar, producent dhe filmbërës i shquar i dokumentarëve, Tom McGuire është drejtues shumëvjeçar i programit të lajmeve RTÉ Radio 1 të Radios Publike Irlandeze.

"RTÉ Radio 1 dhe Radioja Kombëtare Bullgare kanë pothuajse të njëjtin numër punonjësish dhe pothuajse të njëjtat përgjegjësi," u tha i ftuari gazetarëve. – Gjëja më e rëndësishme dhe e përbashkët mes nesh është se ne u shërbejmë shoqërisë”, vuri në dukje Tom McGuire.

Nisma e përbashkët është e Radios Kombëtare Bullgare dhe Akademisë së Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBUAcademy).


Më shumë nga rubrika

Pazari Gjerman i Krishtlindjeve në Sofje – një iniciativë që lidh dhe bashkon

Atmosfera është shumë e këndshme – përhapet aroma e ëmbël e gjellëve të ndryshme gjermane dhe e verës tipike të zier me erëza; shihen dritat vezulluese, ndriçojnë sende të bukura të punuara me dorë në frymën e Krishtlindjes; muzika ngroh shpirtin..

botuar më 22-11-25 7.15.PD
Christina de Bruin

Christina de Bruin, UNICEF: Shumë nga fëmijët me aftësi të kufizuara në Bullgari nuk kanë akses në arsim

Të dielën, më 20 nëntor, në Katar filloi një nga forumet më të mëdha sportive – Kupa Botërore e Futbollit. Në këtë datë, me rastin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1925 në Gjenevë, bota festoi edhe Ditën e Fëmijëve. Këtë..

botuar më 22-11-21 4.00.MD
Aleksej Zhallov

Bullgarë janë hulumtuesit e parë që eksplorojnë dhe përshkruajnë shpellat e Shqipërisë

Një pjesë e rëndësishme e historisë së speleologjisë bullgare janë ekspeditat kërkimore të shkencëtarëve tanë në Shqipëri. Ata filluan që në vitin 1992 dhe tashmë vazhdojnë për 30 vjet. Gjatë kësaj kohe, vendi ballkanik u vizitua nga 405..

botuar më 22-11-20 1.15.MD