Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR-ja po vazhdon të jetë media që gëzon besimin më të lartë në Bullgari

Milen Mitev (majtas) dhe Tom McGuire
Foto: Ani Petrova, BNR

Informacioni i siguruar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) po vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të shoqërisë në Bullgari. Sipas drejtorit të përgjithshëm të medias, Milen Mitev, radioja kombëtare duhet të luftojë për këtë besim çdo ditë dhe është e rëndësishme të dihet se si.

Me këto fjalë ai hapi seminarin dyditor për organizimin e përmbajtjes së lajmeve dhe informacionit aktual në mediat publike dhe prezantoi folësin e ftuar special të eventit Tom McGuire. Një gazetar, producent dhe filmbërës i shquar i dokumentarëve, Tom McGuire është drejtues shumëvjeçar i programit të lajmeve RTÉ Radio 1 të Radios Publike Irlandeze.

"RTÉ Radio 1 dhe Radioja Kombëtare Bullgare kanë pothuajse të njëjtin numër punonjësish dhe pothuajse të njëjtat përgjegjësi," u tha i ftuari gazetarëve. – Gjëja më e rëndësishme dhe e përbashkët mes nesh është se ne u shërbejmë shoqërisë”, vuri në dukje Tom McGuire.

Nisma e përbashkët është e Radios Kombëtare Bullgare dhe Akademisë së Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBUAcademy).


Më shumë nga rubrika

Kolonia e flamingove rozë pranë Burgasit po zmadhohet me shpejtësi

Gati 2300 flamingot rozë banojnë në liqenin Atanasovsko pranë qytetit bregdetar Burgas. Të dhënat janë nga regjistrimi i fundit i shpendëve në tetor. Monitorimi i rregullt u realizua në kuadrin e projektit “Laguna e jetës” të Fondacionit Bullgar..

botuar më 22-11-19 12.35.MD

Për sa kohë do t'i lëvizim akrepat e orës dy herë në vit?

Që në vitin 2018, Komisioni Evropian propozoi t'i jepej fund ndryshimit të orës verore dhe astronomike, duke marrë parasysh vullnetin e 4.6 milionë qytetarëve evropianë që morën pjesë në një sondazh për këtë temë. Komisioni për këtë vendim mori..

botuar më 22-11-18 7.15.PD

Bullgaria është i vetmi vend ballkanik me bazë në Antarktidë tashmë 35 vjet

Fillimi i ekspeditave shkencore bullgare në Antarktidë u vendos 35 vjet më parë, kur në sezonin e verës polare 1987-1988 gjashtë shkencëtarë bullgarë u bënë pjesë e projekteve me Shoqërinë Britanike të Antarktidës dhe Institutin Sovjetik për..

botuar më 22-11-17 3.16.MD