Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni i vërtetë në Bullgari tejkalon 25%

Prof. Dimitër Ivanov
Foto: BGNES

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave inflacioni është 14.4%, por shporta e konsumit përfshin një sërë mallrash opsionale që askush nuk i konsumon. Në fakt, nëse merret parasysh indeksi i çmimeve të konsumit, inflacioni në vendin tonë tashmë kalon 25%.

Në një intervistë për BNR, makroekonomisti Prof. Dimitër Ivanov theksoi se Ministria e Financave ende nuk e ka analizuar në thellësi shkallën e gabimeve të veta të deritanishme në aspektin e rritjes së inflacionit dhe politikën e nevojshme ndaj tij. Sipas prof. Ivanov, inflacioni - në masën 11-12%, ndoshta do të zgjasë disa vjet dhe do të arrijë në dy skenarë - ose stagflacion për shkak të rritjes së normave të interesit në mbarë botën, ose do të hyjmë në një recesion, dhe ka të ngjarë që kjo periudhë të zgjasë deri në vitin 2025, dhe ndoshta edhe më tej.
Sipas makroekonomistit, Bullgaria është në kaos politik dhe ekonomik dhe në një krizë më të keqe se ajo e viteve 1996-1997, kur kriza ishte vetëm financiare. Kësaj i shtohet edhe lufta, e cila prek gjithë botën dhe mund të marrë përmasa edhe më të mëdha, tha prof. Ivanov.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr një borxh të ri kombëtar

Më 19 shtator, Banka Kombëtare Bullgare - BNB shpalli tender për marrjen e borxhit të brendshëm prej 100 milionë euro. Obligacionet e Ministrisë së Financave janë me afat maturimi 10.5 vjet dhe me interes 2.25 për qind. Në muajin prill,..

botuar më 22-09-19 12.20.MD

Bullgarët mbeten skeptikë ndaj euros, njofton Eurobarometri

46 për qind e bullgarëve që morën pjesë në sondazhin e fundit të Eurobarometrit nuk e miratojnë monedhën e përbashkët të BE-së - euron. Në gjysmë viti, grupi “për” tek bullgarët u rrit me tre për qind deri në 40. Një vit e gjysmë para afatit të..

botuar më 22-09-16 2.49.MD

Në gusht inflacioni arriti në 17.7%, qeveria do të marrë borxh të ri

Rritja e inflacionit në muajin gusht po ngadalësohet lehtë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Rritja e kostos së jetesës krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar në 2021 është 17.7%. Rritja krahasuar me muajin e..

botuar më 22-09-14 12.27.MD