Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni i vërtetë në Bullgari tejkalon 25%

Prof. Dimitër Ivanov
Foto: BGNES

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave inflacioni është 14.4%, por shporta e konsumit përfshin një sërë mallrash opsionale që askush nuk i konsumon. Në fakt, nëse merret parasysh indeksi i çmimeve të konsumit, inflacioni në vendin tonë tashmë kalon 25%.

Në një intervistë për BNR, makroekonomisti Prof. Dimitër Ivanov theksoi se Ministria e Financave ende nuk e ka analizuar në thellësi shkallën e gabimeve të veta të deritanishme në aspektin e rritjes së inflacionit dhe politikën e nevojshme ndaj tij. Sipas prof. Ivanov, inflacioni - në masën 11-12%, ndoshta do të zgjasë disa vjet dhe do të arrijë në dy skenarë - ose stagflacion për shkak të rritjes së normave të interesit në mbarë botën, ose do të hyjmë në një recesion, dhe ka të ngjarë që kjo periudhë të zgjasë deri në vitin 2025, dhe ndoshta edhe më tej.
Sipas makroekonomistit, Bullgaria është në kaos politik dhe ekonomik dhe në një krizë më të keqe se ajo e viteve 1996-1997, kur kriza ishte vetëm financiare. Kësaj i shtohet edhe lufta, e cila prek gjithë botën dhe mund të marrë përmasa edhe më të mëdha, tha prof. Ivanov.

Më shumë nga rubrika

18.7 për qind inflacion vjetor në shtator

Norma vjetore e inflacionit u përshpejtua për të 19-in muaj radhazi dhe arriti në 18.7 për qind në shtator krahasuar me 17.7 për qind në gusht, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli i tij më i lartë që nga viti..

botuar më 22-10-17 5.09.MD
Atanas Pekanov

Një konkurs do të përcaktojë imazhet në monedhat euro bullgare

Opsioni më i mirë për monedhat euro bullgare është të kemi një konkurs në të cilin do të mund të zgjedhim se çfarë të jetë simboli në to, tha zëvendëskryeministri nga qeveria e përkohshme Atanas Pekanov në lidhje me planet për hyrjen e Bullgarisë..

botuar më 22-10-13 10.32.PD

Për shkak të rritjes së çmimeve, bullgarët kursejnë në çdo gjë, vetëm 11% janë optimistë

78% e bullgarëve kanë frikë se si do t'i përballojnë shpenzimet e veta në vitin 2023, sipas një sondazhi kombëtar mbi qëndrimet ekonomike nga agjencia Trend. 77% kufizojnë blerjet e mallrave shtëpiake për shkak të çmimeve të larta. 73% kufizojnë..

botuar më 22-10-12 10.44.PD