Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR është media me më shumë besim në Bullgari

Foto: Ani Petrova

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është sërish media më e besuar në Bullgari, sipas një raporti të Institutit “Reuters” për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit. Pjesa më e madhe e bullgarëve – 64 për qind i besojnë lajmeve të Radios Kombëtare Bullgare. Vlerësimi i besimit pasohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) – 62 për qind, Darik Radio – 56 për qind dhe Nova TV – 56 për qind.

Vetëm 15 për qind e bullgarëve besojnë se mediat janë të lira dhe të pavarura nga biznesi apo politika. “Brishtësia ekonomike e sektorit shpjegon dëshirën e pronarëve të mediave për të qenë pranë pushtetit. Rezultati është se ato i ofrojnë qeverisë së re kohë transmetimi praktikisht të pakufizuar dhe duket se veprojnë në disa raste si platforma e komunikimit të qeveritarisë”, thuhet në analizë.