Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR është media me më shumë besim në Bullgari

Foto: Ani Petrova

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është sërish media më e besuar në Bullgari, sipas një raporti të Institutit “Reuters” për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit. Pjesa më e madhe e bullgarëve – 64 për qind i besojnë lajmeve të Radios Kombëtare Bullgare. Vlerësimi i besimit pasohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) – 62 për qind, Darik Radio – 56 për qind dhe Nova TV – 56 për qind.

Vetëm 15 për qind e bullgarëve besojnë se mediat janë të lira dhe të pavarura nga biznesi apo politika. “Brishtësia ekonomike e sektorit shpjegon dëshirën e pronarëve të mediave për të qenë pranë pushtetit. Rezultati është se ato i ofrojnë qeverisë së re kohë transmetimi praktikisht të pakufizuar dhe duket se veprojnë në disa raste si platforma e komunikimit të qeveritarisë”, thuhet në analizë.

Më shumë nga rubrika

Sot në Bullgari është ditë reflektimi, pa reklama politike

Sot në Bullgari është ditë reflektimi para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 2 tetorit. Në orën 24:00 të datës 30 shtator përfundoi fushata parazgjedhore e kandidatëve që kërkuan mbështetjen e shoqërisë për hyrjen në Asamblenë e 48-të..

botuar më 22-10-01 4.35.PD

Filloi “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” 2022

Në Sofje u hap “Nata Evropiane e Shkencëtarëve” 2022. Iniciativa përfshin mbi 25 vendbanime në Bullgari dhe vetëm në kryeqytet ka 30 lokacione. Nisma është panevropiane, dhe KE financon dy projekte në vendin tonë. Në të përfshihen shkencëtarë nga..

botuar më 22-09-30 6.42.MD

Ivan Kënçev: Bullgarët e kemi humbur ndjenjën se diçka varet nga vota jonë

Ivan Kënçev është një njeri i ri, i arsimuar, autor i katër librave, që vendosi të qëndrojë në vendlindjen e tij – Bullgarinë, dhe të popullarizojë historinë e saj në një mënyrë të re dhe tërheqëse për adoleshentët. Ai është edhe një nga..

botuar më 22-09-30 7.15.PD