Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BNR është media me më shumë besim në Bullgari

Foto: Ani Petrova

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) është sërish media më e besuar në Bullgari, sipas një raporti të Institutit “Reuters” për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit. Pjesa më e madhe e bullgarëve – 64 për qind i besojnë lajmeve të Radios Kombëtare Bullgare. Vlerësimi i besimit pasohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) – 62 për qind, Darik Radio – 56 për qind dhe Nova TV – 56 për qind.

Vetëm 15 për qind e bullgarëve besojnë se mediat janë të lira dhe të pavarura nga biznesi apo politika. “Brishtësia ekonomike e sektorit shpjegon dëshirën e pronarëve të mediave për të qenë pranë pushtetit. Rezultati është se ato i ofrojnë qeverisë së re kohë transmetimi praktikisht të pakufizuar dhe duket se veprojnë në disa raste si platforma e komunikimit të qeveritarisë”, thuhet në analizë.

Më shumë nga rubrika

Aktiviteti zgjedhor është funksion i besimit në sistemin politik në Bullgari

Nësedo të realizohen parashikimet e analistëve për një pjesëmarrje të ulët rekord në votim do të mësojmë në fund të ditës së sotme të zgjedhjeve. Për herë të katërt në më pak se dy vjet, jemi përballë kutive të votimit në përpjekje për të zgjedhur..

botuar më 22-10-02 8.15.PD

Opinionet nga rruga: Shoqëria civile në vendin tonë duhet të jetë katalizatori i ndryshimit të pritur

Pak më shumë se 6.6 milionë janë qytetarët bullgarë që kanë të drejtë vote sot. Zgjedhja e tyre do të formojë përbërjen e Parlamentit të Bullgarisë, i cili përbëhet prej 240 anëtarësh. Këto janë zgjedhjet e katërta në vendin tonë brenda 18 muajve..

botuar më 22-10-02 7.45.PD

Bullgarët brenda dhe jashtë vendit zgjedhin sërish një parlament

Në orën 7:00 filloi dita e zgjedhjeve, në të cilat bullgarët duhet të zgjedhin 240 përfaqësuesit e tyre në Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor. Ky është votimi i katërt parlamentar në 18 muajt e fundit. Në garën e parakohshme..

botuar më 22-10-02 7.10.PD