Kryeministri shqiptar shprehet se është pesimist për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se nuk pret që samiti i BE-së në fund të qershorit t'i hapë rrugën Shqipërisë për të nisur bisedimet e anëtarësimit.Pyetjes së “Politico” nëse ndonjë nga liderët e BE-së ka dhënë sinjale se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për ta, por për Bullgarinë dhe se mundësitë e BE-së për manovrim janë të kufizuara nga Bullgaria. Sipas Kryeministrit të Shqipërisë Sofja dhe Shkupi gjenden në një spirale nga e cila është shumë vështirë për të dalë. Edi Rama paralajmëroi se nëse nuk ka zhvillim në muajin qershor, Shqipëria do të kërkojë që të ndahet nga rruga e saj e përbashkët me Maqedoninë e Veriut.
Një vërejtje ironike krijoi problem për Kryeministrin maqedonas
Në Shkup shpërtheu një skandal politik nëse ka qenë adekuat reagimi i Kryeministrit Dimitër Kovaçevski në lidhje me shakanë, drejtuar nga Kryeministri shqiptar Edi Rama përpara kancelarit gjerman Olaf Scholz, transmetoi BTA. Në një takim në Selanik të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Rama e quajti Kovaçevskin Kryeministër të një Bullgarie të ardhshme Perëndimore, që u prit me buzëqeshje nga pjesëmarrësit. Në një intervistë të dhënë në gjuhën shqipe për një transmetim për TV21, Ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani tregoi se në debatin gjatë kohës së samitit të Selanikut, Edi Rama ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj Bullgarisë dhe fjalët e tij kanë qenë ironike për veton bullgare. “Në fakt ai tha gjëra, të cilat ne nuk mund t’i themi, sepse duhet ta mirëmbajmë procesin (e bisedimeve) të gjallë”, komentoi Osmani.
Turqia kërkon tokë bujqësore me qira jashtë vendit
Autoritetet turke po negociojnë me 10 vende, përfshi dhe Ukrainën, për të marrë me qira tokë bujqësore, raportoi gazeta “Hurriyet”. Është planifikuar të kultivohen kultura jashtë vendit që, për arsye klimatike apo të tjera, janë të vështira ose të pamundura për t'u prodhuar në Turqi.Negociata të marrjes së tokave në fjalë me qira janë duke u zhvilluar edhe me disa vende të Amerikës Latine dhe Afrikës. Po bëhet fjalë për rritjen e lulediellit, misrit, kallamsheqerit, ananasit, mangos, avokados etj.
Greqia importon grurë përmes Bullgarisë dhe Rumanisë
Greqia është e përgatitur për eksporte të reduktuara të grurit nga Ukraina dhe Rusia dhe do të sigurojë sasi të mjaftueshme.Autoritetet në Athinë u kanë kërkuar qytetarëve të mos grumbullojnë ushqime. Nuk ka rrezik për një krizë ushqimore në Greqi, tha Ministri i Bujqësisë Jorgos Georgandas. Athina e ka zëvendësuar importin e grurit nga Ukraina dhe Rusia me import nga vendet e tjera. “Për fat të mirë jemi në kufi me Bullgarinë dhe Rumaninë dhe ka një rrugë të siguruar për transportimin e grurit si përmes detit, kështu dhe nëpërmjet transportit automobilistik,” nënvizoi Georgandas. Ai vuri në dukje se çmimi i lartë është problem si për tregtarët, kështu dhe për konsumatorët. Rritja e çmimeve tanimë është nga 36 deri më 70%. Prandaj opozita këmbëngul që menjëherë t’u vihet tavan çmimeve të ushqimeve, transmeton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Athinë Katja Peeva.
Sllovenia heq barrierat kufitare kundër migrimit të paligjshëm
Bashkimi Evropian ka regjistruar një rritje të dyfishtë të migrimit të paligjshëm përmes Ballkanit Perëndimor drejt komunitetit në maj, njoftoi agjencia evropiane e kufirit FRONTEX. Nëpër këtë itinerar përmes Ballkanit Perëndimor që nga fillimi i vitit 2022 në Bashkimin Evropian kanë hyrë 40 675 emigrant ilegal. Në këtë sfond, Kryeministri slloven Robert Golob tha se vendi do të heqë gardhin me tela përgjatë kufirit me Kroacinë. Gjatë krizës së emigrantëve në periudhën 2015-2016, kur mbi gjysmë milionë emigrantë kaluan përmes Sllovenisë, duke u drejtuar drejt Italisë dhe Austrisë, Lubjana ngriti një gardh rreth 200 kilometrash prej teli dhe paneli në kufirin me Kroacinë. “Gardhi prej teli nuk e ka kryer qëllimin e vet të shpallur të deinkurajoje këdo qoftë të bëjë provë që të kapërcejë kufirin tonë, por është i rrezikshëm dhe johuman”, deklaroi Golob cituar nga AFP.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, republika.mk, hurriyetdailynews.com, ekathimerini.com, reuters.com
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..